Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 03 Maj 2008 - 17:22:

Qenka e veshtire ti mbash hapin kohes atehere kur ikja kthehet ne nje ideal. Por pastaj serish, nese ne jete ecen me mendimin qe cdogje eshte kalimtare, ashtu si dhe trishtimi, dhe barra me e rende behet me e lehte per t'u mbartur. Rendesi ka te ngele shpresa qe nje dite do permiresohet. Rendesi ka te besosh ne vete. Rendesi ka te t'i rikujtosh vetes qe gjurmet qe ke lene mbrapa jane aq te thella sa mund te te cojne vetem ne nje drejtim.
Kam urryer perhere njerezit qe s'kane qene ne gjendje te perballojne jeten, te perballojne pasojat e veprimeve te tyre, qe zgjedhin perhere rrugen me te lehte per te dalur nga nje situate edhepse ne shume raste ajo rruge mund te lendoje njerezit. Kam urryer njerezit qe kane ecur si frikacake ne jete, e kjo pikerisht nga une qe kam i kam rene me koke murit sa e sa here, madje dhe kur dija qe ishte e kote, por te pakten po i qendroja besnike vetes dhe gjerave ne te cilat besoja. Qenka e veshtire te pranosh dobesite e te tjereve atehere kur ke dhene cdogje, shkaterruar dhe rindertuar veten per t'ju bere balle dobesive vetjake.


Postuar nga Zani datë 07 Maj 2008 - 23:53:

Pershendetje

Sot eshte date e nje te kaluare jo te larget ku fillova te lexoi (njohe)Ty...e kaluara dhe e ardhmja kane ngele ne te tashmen per mua ......!

 


Postuar nga kotka datë 08 Maj 2008 - 00:12:

Re: Pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Sot eshte date e nje te kaluare jo te larget ku fillova te lexoi (njohe)Ty...e kaluara dhe e ardhmja kane ngele ne te tashmen per mua ......!

 



Kjo tregon qe je akoma i lumtur o Zani dhe plot shpresa, tu realizofshin edhe pse une ndihem sot fare pa shpresa.


Humbur ne humnere pa fund me duket vetja........


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Maj 2008 - 02:46:

Jam lodhur dhe merzitur se qeni i lodhur dhe i merzitur.


Postuar nga Zani datë 08 Maj 2008 - 03:03:

Re: Re: Pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


Kjo tregon qe je akoma i lumtur o Zani dhe plot shpresa, tu realizofshin edhe pse une ndihem sot fare pa shpresa.


Humbur ne humnere pa fund me duket vetja........



Flm Kotka!

I lumtur brenda librit te vuajtjeve kam mbet dhe une e nderuar.....!
Pas cdo shiu duhet te reflektojne rreze dielli,uroi dhe per Ty e nderuar te te kapin rrezet dhe te dalesh nga humnera shpejt .


Postuar nga amor alucius datë 08 Maj 2008 - 04:20:

Nganjehere eshte mire t'i leshosh gjerat, mekat qe une s'kam mesuar sesi leshohet...

--------------------------------------------------------------------------

27 grade. Njerez ne ekstaze totale nga keto temperatura qe s'i kishim provuar qe veres tjeter. Sot s'kisha deshire ne makine por te ecja deri ne stacion. Rruges per ne stacion, ne nje lagje e banuar nga studente, hengra nje kove me uje siper. Teper e verber nga mendja per te vene re para se t'i hyja asaj lagjes qe rruga ishte totalisht e lagur nga kovat qe i kishin hedhur siper cdo njeriu qe kalonte. Ndjeva zhiven time te me hype ne maksimum. Ne cante kisha dy shishe 0.5L: Sprite dhe uje. Nje ne koken e atij cunit qe ishte ne ballkonin e katit te dyte, tjetren ne krah. E me aq meria ime s'ishte shuar; e vetmja gje tjeter qe mund t'a demtonte ishte dhe furça ime e flokeve me nje bisht metali. Hyri brenda. Bam xhamit.
Kisha veshur nje fustan veror te lehte, te bardhe...e kote te them qe vajta ne shtepi gati ne te brendeshme. Fustani nga uji gati totalisht transparant. Me floket qe me kullonin fytyres. Ishte dashur nje kove uji qe te me nxirrte cdo frustracion te koheve te fundit. Duhet te kaloj me shpesh nga ajo lagja, me siguri s'do shoh me zoteriun me-pelqejne-biondet-e-lagura, por ndoshta, do kete te tjere qe do duan te me japin nje kove uji atehere kur me teper kam nevoje...


Postuar nga amor alucius datë 15 Maj 2008 - 23:47:

Nganjehere duhet te konfrontohesh me deshperimin e nje jete te thartuar nga mungesa e dashurise qe te kuptosh sa shume ke ne jete.Jam aq me fat te kem gjetur dashurine ne nje moshe aq te re nderkohe qe ka njerez qe kalojne jeten ne kerkim te kesaj ndjenje apo jetojne ne iluzionin e saje.


Postuar nga amor alucius datë 17 Maj 2008 - 01:05:

Shpesh perfitoj nga pritjet e gjata korridoreve te spitaleve, fakulteteve etj. per te lexuar diçka tj. nga lektura profesionale(e cila momentalisht po me del nga hundet). Sot kisha ne dore The heart is a lonely hunter nga Carson McCullers. Ndoshta vertete shpesh zemra eshte nje gjuetare e vetmuar. Ndoshta vertete kerkojme ne te tjeret ate qe na ka munguar gjate gjithe jetes. Sidoqofte, cdokush ka pergjigjet individuale ndaj mungesave te ndryshme...


Postuar nga devolliu datë 17 Maj 2008 - 01:14:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Nganjehere duhet te konfrontohesh me deshperimin e nje jete te thartuar nga mungesa e dashurise qe te kuptosh sa shume ke ne jete.Jam aq me fat te kem gjetur dashurine ne nje moshe aq te re nderkohe qe ka njerez qe kalojne jeten ne kerkim te kesaj ndjenje apo jetojne ne iluzionin e saje.


ne radh te par pershendetje

sa per ca ke shkruar me lart , po ta them devollice

e me te lumte docka


Postuar nga Eria datë 17 Maj 2008 - 17:39:

Eshte bere ritual i perjavshem takimi me dy mikeshat e mia,gjithmone ne te njejten ore ne vendin tone te preferuar.Si gjithmone presim njeren prej nesh gati 15 minuta dhe kjo gjithmone per te njejten arsye e zuri gjumi& shoku i saj u vonua sh kur po e sillte me makine...
Ne dy te tjerat te nevrikosura s pushojme duke e marre ne telefon,sepse cdo dite eshte i njejti avaz...Dhe gjithmone vjen pergjigja e saj,per 15 minuta jam aty ,kjo eshte e rrumullakosur,se per 30 minutat e ardhshme ajo nuk duket as ne horizont !!
Me siguri dhe sot e njejta gje....Me pelqen ky rituali jone i perjavshem,eshte nje shplodhje e madhe pas nje jave tejet te ngarkuar me pune,mesime,stresi levizjeve...oret e pushimit me fletore ne duar per te bere ndonje ushtrim sepse nuk premton koha..provimet&sezoni i ardhshem po afron...Edhe cmenduria ime e ketij semestri,te shkruaj 8 provime,ne 15 dite...E ndjej se po me shperthen truri nga gjithe kjo ngarkese,sdi cte mesoj me pare...po keshtu eshte kur te hipen ne koke ideja qe sdo studioj gjithe jeten...dhe sa me shpejt aq me mire....
E ndjej se kam nevoje per keto...daljet e te shtunave...kur kafja nuk pihet ne Bistrot&kafenete afer sallave te leksioneve,kur nuk rri me fletore&makine llogaritese ne duar duke shijuar diellin e ketyre diteve pranverore&duke hedhur syte njehere nga kalimtaret qe nxitojne drejte mences per te ngrene dreke....
E gjithmone i njejti ritual perdite....
E gjithmone i njeji ritual ne fundjave...
Monotone...ndoshta...por mua me pelqen kjo monotoni e imja,ashtu sic e kam ndertuar une....


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.