Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 401 402 403 404 405 406 407 408 409 [410] 411 412 413 414 415 416 417 418 419 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga daedal datë 21 Maj 2008 - 02:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Gjithshka e mbulon heshtja. Sic ndodh kryesisht pas mesnate. Nje dite merr fund dhe ne kete gjithshka e thithur gjate dites merr forme. Mendimet marrin forme, drita ndricon erresiren. Eshte koha e clirimit.
E gjeta, ishte thirrja e brendshme. S'di cfare e shkaktoi, apo cfare me coi te shfletoja nje manuskript te pabotuar te nje libri per femrat dhe meshkujt- te titulluar the Wisdom of the Penis. Ndoshta ishte nje nuance zeri qe po prisja me padurim ta degjoja. Kur hoqa dore se do ndodhte, papritur e degjova, e tingulli me pershkroi si rryme elektrike trupin.

Teksa kaloja faqet me nje shpejtesi leximi habitese, nga uria e nxitur prej pyetjeve qe kisha ne koke, diku ne nje paragraf gjeta pergjigjen.
Hormoni Oxytocin, i quajtur ndryshe hormoni i dashurise ishte fajtori kryesor i sjelljes sime irracionale.

Ky hormon mistrec- i cliruar kryesisht tek femrat luan funksionin e neurotransmetuesit me trurin dhe stimulon deshirat dhe varesine. Tek libri thuhej as mos mendo ta luftosh, sepse nuk duhet te nenvleresohet fuqia e ketij hormoni te kenaqesise.

Nuk mendoj se jam e vetmja. A nuk ju ka ndodhur qe sa me shume luftoni nje mendim, nje lidhje, nje varesi, nje fushe magnetike, papritur ndiheni sikur dikush ju ka ndezur zjarrin perbrenda? Aq me shume shtohen deshirat? Aq me shume ngacmohet imagjinata? Aq me shume behet i gjithe trupi antene qe leshon dhe thith vibracione? Aq me shume doni te clironi vullkanin qe po vlon perbrenda, pa e vrare mendjen? A nuk shuhet gjithshka ne ato momente, A nuk ndalon koha, mendimet, llogjika, e gjithshka tjeter, dhe e vetmja gje e rendesishme eshte magnetizmi?

Pergjigja u gjet, mbetet te gjendet zgjidhja.

PS: po heq dore nga e qenura hermetike Po ku do dali se



E nderuar Klodel!
Une shoh progres ne drejtim te de-hermetizimit. leqe pastaj kete e tregon edhe suksesi qe ke ne pstime.

PS: Ilacin nuk e gjeta dot. Kerkova kudo dhe te gjithe nje pergjigje me jepnin: LIVING...


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 401 402 403 404 405 406 407 408 409 [410] 411 412 413 414 415 416 417 418 419 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.