| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 402 403 404 405 406 407 408 409 410 [411] 412 413 414 415 416 417 418 419 420 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Kam pershtypjen se per faj te rezistences kokeforte te pagjumesise time vdekja kur te arrije do lodhet jo pak per te me mbyllur syte..
Nuk di ta shpjegoj pse nuk arrij te fle.. e sidomos ne periudhat me shqetesime serioze gati-gati me duket sikur gjej justifikimet me te mira per te mos fjetur.. Te kesh nje shqetesim, nje mendim fiks, do te thote te mund te pohosh nje arsye te vlefshme per te mos fjetur. Ne netet e veres nuk fle sepse nuk arrij te shkeputem nga bukuria e qetesise qe kam perreth. Shtrihem ne shtrat me dritaren hapur, dhe edhe pse ora mund te shkoje 2 e mengjesit se c'me kap nje ndjenje faji i gjumit qe nuk di ta shpjegoj.. Prane shtepise time nuk ka as qen qe te lehin.. ku banoja me pare ishte nje qen qe lehte gjithe naten e une perserisja se nuk flija per faj te qenit. E megjithate qeni leh per te gjithe, po vetem nje nuk flinte. Dhe ne fakt problemi nuk ishte qeni.
Bukuria e nates, poezia e qetesise, kur te gjithe njerezit flene e me ne fund heshtin, rruget e shkreta, ajri i fresket (fryma e erresires).. si mund te heq dore nga e gjithe kjo duke fjetur?! Si arrini te flini kur gjithe keto gjera te bukura ju ndodhin perreth?
Nuk eshte pagjumesi e vertete.. sipas meje jane te gabuar oraret e njerezve. Do ishte mire te flihej nga ora 6 deri ne mesdite, te fillohej dita ne 1 te pasdites e te mbarohej ne 10 te darkes per te mund te shijuar gjithe naten me pas. Po nese do ishte keshtu do humbisja privilegjet e mia: nese do ishte keshtu ju te gjithe do zbulonit sa bukur eshte te jetosh ndersa ju flini, keshtu do rrinit te gjithe zgjuar e do prishnit lezetin e festes sime te pernatshme.. Jo jo.. po tregohem egoiste dhe kete here..
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 402 403 404 405 406 407 408 409 410 [411] 412 413 414 415 416 417 418 419 420 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.