Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 404 405 406 407 408 409 410 411 412 [413] 414 415 416 417 418 419 420 421 422 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Mars 2010 - 13:49:

Pse cuditemi valle kur topi me lesh i tjere prej vitesh prej gishtave, ashtu gati ne menyre mekanike qe prej kur mund te kujtohemi, rrezohet ne toke dhe na perdridhet neper kembe duke na bere te biem? Cuditemi sikur sapo vume re prezencen e ketij topi gjigand te leshte ne rutinen tone te perditshme. Dhe fillojme dhe ankohemi me fatin e poshter, me ligjet e probabilitetit, me forcen e zakonit, me qellimet e fshehura. Kuptohet qe akoma ndodhemi ne toke gjate ketij procesi, qe ndodh dhe shoqerohet me shperthime fishekzjarresh, te mbytur prej pluhurit. Pastaj kujtohemi per topin leshtor qe na ngaterroi dhe na rrezoi. E marrim ne dore dhe e keqyrim nga cdo ane bile duke qene sfere ndodh qe duke u perpjekur te kapim cdo detaj, shohim te njejten pjese disa here. Ka raste kur dhe fiksohemi vec tek e njejta pjese pa e kuptuar as vete pse. Por leshi eshte lesh. Asgje tjeter.
Papritur pyetja me normale na ndizet ne koke mbas ketij goxha depertimi mendesor: ku dreqin vjen ky lesh qe vazhdojme te tjerim prej vitesh?! Keshtu fillojme te ndjekim fillin, ne fillim me ngadale pastaj me shpejt dhe me shpejt dhe pastaj gati sa duke vrapuar. Ne mendje ndezim gramafonin dhe veme pllaken e ankimit duke bere kete top leshi ose me sakte vete leshin dhe origjinen e tij fajtor per cdo rrenie, per cdo deshtim, per cdo ankth. Dhe inati nga brenda rritet e rritet dhe cdo qelize e trupit eshte gati per te shperthyer ne nje zemerim mbihuman per te shkaterruar ne embrion origjinen e leshit vetem per te pare papritur qe fundi tjeter i fillit vjen, vec per te treguar qe origjina e leshit jemi vete ne...


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 404 405 406 407 408 409 410 411 412 [413] 414 415 416 417 418 419 420 421 422 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.