| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 406 407 408 409 410 411 412 413 414 [415] 416 417 418 419 420 421 422 423 424 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Hesht nje minute dreqi ta haje. Hesht dhe mbyll syte. Mos kerko te kuptosh dhe mbi te gjitha te gjykosh. E di qe truri jone eshte programuar fshehtazi nga televizori naten kur jemi ne gjume me mesazhe sekrete per te na bere dyshues, gjykues dhe mbi te gjitha bleres me ulje cmimi, por te pakten kete here me beso. E di qe kerkoj shume kur them "me beso" sidomos tani qe po fsheh celularin dhe baterine e laptopit tend, por hesht dhe mbyll syte. Merr fryme thelle. E di qe jemi ne mes te asgjese, ulur mbi bar, ne erresiren e nates kur mund te ishim brenda dhomes sone, me ac ndezur duke bere seks ne ndonje qoshe te krevatit pafund, por shiko perreth. Jemi ne mes te asgjese, mbeshtetur ne nje peme qe ka pare boten para stergjysheve tane dhe yjet jane te vetmet udherefyes. Ndaj te them hesht dhe merr fryme thelle, mbeshtetu tek mua dhe harroju e gjitha pas qetesise qe edhe brenda dritheron. Kete here degjo me shpirtin tend dhe ndje diellin tek fle dhe enderrat tek thurren ne fund te kohes. Zbertheu prej vargonjve te trupit dhe ngjitu ne mijra aroma te fshehura nga petku I nates neper yjet qe diku zbarkojne magjine e nje momenti te tille. Ndoshta diku mes ketyre cudive do te mund te dallosh zerin e shpirtit tim tek flet percart me eren. Nuk kerkoj te kuptosh, thjesht te ndalosh te degjosh. Te pakten kete here. Pse??! Sepse jam lafazan, sidomos kur e kyc gojen.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 406 407 408 409 410 411 412 413 414 [415] 416 417 418 419 420 421 422 423 424 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.