Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim, art.2) Duke qëndruar në idetë dhe termat e tyre, ngelet tu bëhet këtyre zërave pyetja: po mirë, kush e mban këtë shtet për momentin, pse nuk ndahen këto nacione brenda këtij shteti? Të gjithë këto zëra nuk dinë ç’përgjigje të japin. E padiskutim do ia lenë fajin fuqive të mëdha, një përgjigje kjo jo pa vërtetësi, por jo dhe tërë e vërteta.
Duhet ditur se problemi është pak më i thellë. Pyetja është: pse i mbajnë atëhere këto etni brënda një shteti artificial!?-vazhdojmë të flasim sipas ideve dhe termave të këtyre nacionalistëve. Kështu vimë tek ato teori „të vjetra“ mbi zonat e influencës, kontradiktat dhe lojrat që kanë fuqitë e ndryshme me njëra-tjetrën, përpjekjet për mbajtjen e eukuilibrave ndër fuqitë dhe sistemet e ndryshme. Vimë tek ato tema të rrahura për ditë ndër leksionet e shkollës, të pasura parasysh përditë nga politikanët e ndryshëm, të ditura nga kushdo gjatë diskutimeve të përditshme. Pra, duket se shteti Maqedon është një zgjidhje e vendosur dhe e pranuar nga vetë politikanët e këtyre shteteve ballkanike dhe ata të fuqive të tjera pas tyre, për të mos patur përplasje midis këtyre shteteve ballkanikë, pas të cilve qëndrojnë edhe të tjera fuqi. Duke ekzistuar ky shtet „artificial“ midis pretendimeve bullgaro-greke-shqiptare-serbe në ‘të, këto pretendime nuk kanë si të përplasen me njëra-tjetrën, sepse nuk mund të ndërhyjnë në një shtet të njohur nga të gjitha shtetet e tjera, si dhe nga Kombet e Bashkuara. Kështu të paktën e justifikojnë nën ‘zë politikanët e këtyre katër shteteve ekziste-ncën e këtij shteti, pra mosmundësinë e ndërhyrjes në territoret e sejcilit etnitet përkatës të këtyre katër shteteve, etnitete këto që janë tashmë pjesë përbërse e këtij shteti (multietnik); çfarë d.t.th. me fjalë të tjera, se politikanët e këtyre katër shteteve përreth „ua kanë futur“ në një farë mënyre etnive të tyre të ndodhura në këtë shtet, çfarë d.t.th. se edhe politikanët shqipta-rë (përfshi A. Zogun, E.Hoxhën, etj. më pas) „ua kanë futur“ bashkombasve të tyre që banojnë në këtë shtet, kjo në emër të paqes dhe sigurisë rajonale, qetësisë në vendet e tyre. Ky nuk është rasti i vetëm në botë dhe as do jetë në të ardhmen. Është si në një lojë fëmijësh ku këta nuk bien dakort në ndarjen e diçkaje dhe vazhdojnë sërish lojën, sejcili me shpresën se më vonë do fitojë më shumë se shoku në krah.
Me kalimin e kohës shihet se jo vetëm në pamje të jashtëme, jo vetëm me idetë dhe termat e nacionalistëve, por edhe në të vërtetë zgjidhja e problemit nuk është thjeshtuar. Nuk ka ndarje të qarta dhe as fitues apo humbës të qartë. Këtu qëndron kleçka e problemit. Edhe të pranojmë apriori se në këtë shtet kemi këtë ndarje etnike siç pretendojnë nacionalistët e këtyre katër vendeve, nuk kemi qartë të ndarë territoret e këtyre etnive brenda këtij shteti. Disa nacionalistë-patriotë shqiptarë të moderuar thonë se Tetova është shqiptare, ndërsa Shkupi i diskutueshëm, disa të tjerë thonë se dhe Shkupi është shqiptar, e disa flasin edhe për Manastirin. I njëjti problem qëndron edhe me nacionalistët bullgarë, disa prej të cilëve pretendojnë deri në Peshkopi dhe Pogradec të Shqipërisë, e disa deri në Shkup. Akoma më i ndërlikuar është problemi midis nacionalizmit bullgar dhe atij grek, ky problem ekziston edhe midis Bullgarisë dhe Serbisë, të cilat i kanë bërë nja dy luftra me njëra-tjetrën për këtë punë. Pra, mosrënia dakort e përkatësisë territoriale midis këtyre katër shteteve ballkanike, e forcon edhe më shtetin „artificial“ maqedonas. Deri këtu nuk ka sekret, deri këtu e di dhe nacionalisti më budalla, ndaj dhe këta të fundit hedhin shpesh fjalë për rënien në ujdi të këtyre katër shteteve, (disa flasin për dy shtete e disa për tre), në ndarjen e Maqedonisë. (vazhdon, art.2)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.