Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Nje boshllek gllaberues te plandoset ne shpirt....
Nje boshllek i tille qe s'je ne gjendje ta mbushesh e as ta flakesh tej. Nje boshllek i tille qe ne barkun e tij te thelle ka tretur gjithe ndjenjat e tua. Mallin, friken, dashurine, urrejtjen, neverine...
Nje zgaver e erret ne kraharorin tend, nje hon mbyten pervajshem dhimbjet, pendimet e mia, angullimat e gjata leshuar ne ato nete te brishta plot yje ku edhe hena vezullon si nje pishtar gjysem i shuar, e gatshme te veshi renkimet e mia me nje petke te huaj.
Renkimet e permbytura qe shkasin nga shpirti si vesa e argjendte e petaleve me te virgjera te kujtimeve. E lotet e mi do te shkasin permbi gonxhe, permbi gjethe e gjemba e se fundi do te treten pa zhurem ne fasaden e heshtur te jetes, te asaj jete plot dhimbje, renkime, lot, boshllek...
Vendos butazi gishtrinjte mbi te timin kraharor. Prek konturet e honit gllaberues ku shterin kujtimet e mija..., hm... edhe vete shpirti yt te behet i huaj ndonjehere!
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.