Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 19 Mars 2010 - 03:21:

Kam pershtypjen se per faj te rezistences kokeforte te pagjumesise time vdekja kur te arrije do lodhet jo pak per te me mbyllur syte..
Nuk di ta shpjegoj pse nuk arrij te fle.. e sidomos ne periudhat me shqetesime serioze gati-gati me duket sikur gjej justifikimet me te mira per te mos fjetur.. Te kesh nje shqetesim, nje mendim fiks, do te thote te mund te pohosh nje arsye te vlefshme per te mos fjetur. Ne netet e veres nuk fle sepse nuk arrij te shkeputem nga bukuria e qetesise qe kam perreth. Shtrihem ne shtrat me dritaren hapur, dhe edhe pse ora mund te shkoje 2 e mengjesit se c'me kap nje ndjenje faji i gjumit qe nuk di ta shpjegoj.. Prane shtepise time nuk ka as qen qe te lehin.. ku banoja me pare ishte nje qen qe lehte gjithe naten e une perserisja se nuk flija per faj te qenit. E megjithate qeni leh per te gjithe, po vetem nje nuk flinte. Dhe ne fakt problemi nuk ishte qeni.
Bukuria e nates, poezia e qetesise, kur te gjithe njerezit flene e me ne fund heshtin, rruget e shkreta, ajri i fresket (fryma e erresires).. si mund te heq dore nga e gjithe kjo duke fjetur?! Si arrini te flini kur gjithe keto gjera te bukura ju ndodhin perreth?
Nuk eshte pagjumesi e vertete.. sipas meje jane te gabuar oraret e njerezve. Do ishte mire te flihej nga ora 6 deri ne mesdite, te fillohej dita ne 1 te pasdites e te mbarohej ne 10 te darkes per te mund te shijuar gjithe naten me pas. Po nese do ishte keshtu do humbisja privilegjet e mia: nese do ishte keshtu ju te gjithe do zbulonit sa bukur eshte te jetosh ndersa ju flini, keshtu do rrinit te gjithe zgjuar e do prishnit lezetin e festes sime te pernatshme.. Jo jo.. po tregohem egoiste dhe kete here..

Postuar nga Morfine datë 19 Mars 2010 - 03:22:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ka ca njerez qe nuk mund te kuptojne idene se vetmija ka raste kur shijon dhe ne momente te tilla nuk ke nevoje as per brockulla ne ajer, as per ndonje orgazme, as per ndonje sanduic. Ke nevoje vetem per veten, per ndonje flete te bardhe dhe mundesisht ndonje gote gjysem plot. Por ka njerez qe kjo gje I duket e pamundur. Por keta lloj njerzish sado te cuditshem qe me duken, perseri mund ti kuptoj procesin e mendimit dhe pse egzistenca e tyre me duket shpesh sikur bie ne kundershtim me jeten ne toke.
Ata qe vertet nuk mund te kuptoj jane gjuetaret e dhimbjes. Krijesa te cuditshme, hibride te prekshmerise dhe fiksimit te cilet zhvishen nga cdo botekuptim tjeter pervec se nje teme te vetme. Dhimbja. Thashe gjuhetaret e dhimbjes jo ata qe i ndjek ajo e shkrete si qeni I gjahut prene e tij. Nuk po flas per ata qe nuk dine tjeter nga kjo jete te cileve duket sikur i ka mbetur dopio gjashta ne dore prej kapricove te fatit. Kjo jete eshte medioker ne me te miren e saj ndaj ka raste te cilet kurre nuk e kane pare diellin. Me se shumti e kane enderruar. Nuk po flas per Dostojevkse apo Van Goge. Flas per gjuhetare dhimbjesh. I degjoj tek me flasin dhe ndajne ironine e kesaj teme bastarde, por kur dicka tjeter del ne pah mbasi edhe ne probabilitetin e mediokritetit ka vend per ndonje moment kenaqesie apo clirimi qe ja vlen te perjetohet deri ne sekonden e fundit, ata terhiqen dhe nuk pranojne bukurine apo dhe vertetesine e ketyre momenteve.
Keta njerez me lodhin, me zbehin dhe drobitin. Me bejne te vleresoj vetmine edhe me shume. Ahhh

Postuar nga ingmetalboy datë 21 Mars 2010 - 13:49:

Pse cuditemi valle kur topi me lesh i tjere prej vitesh prej gishtave, ashtu gati ne menyre mekanike qe prej kur mund te kujtohemi, rrezohet ne toke dhe na perdridhet neper kembe duke na bere te biem? Cuditemi sikur sapo vume re prezencen e ketij topi gjigand te leshte ne rutinen tone te perditshme. Dhe fillojme dhe ankohemi me fatin e poshter, me ligjet e probabilitetit, me forcen e zakonit, me qellimet e fshehura. Kuptohet qe akoma ndodhemi ne toke gjate ketij procesi, qe ndodh dhe shoqerohet me shperthime fishekzjarresh, te mbytur prej pluhurit. Pastaj kujtohemi per topin leshtor qe na ngaterroi dhe na rrezoi. E marrim ne dore dhe e keqyrim nga cdo ane bile duke qene sfere ndodh qe duke u perpjekur te kapim cdo detaj, shohim te njejten pjese disa here. Ka raste kur dhe fiksohemi vec tek e njejta pjese pa e kuptuar as vete pse. Por leshi eshte lesh. Asgje tjeter.
Papritur pyetja me normale na ndizet ne koke mbas ketij goxha depertimi mendesor: ku dreqin vjen ky lesh qe vazhdojme te tjerim prej vitesh?! Keshtu fillojme te ndjekim fillin, ne fillim me ngadale pastaj me shpejt dhe me shpejt dhe pastaj gati sa duke vrapuar. Ne mendje ndezim gramafonin dhe veme pllaken e ankimit duke bere kete top leshi ose me sakte vete leshin dhe origjinen e tij fajtor per cdo rrenie, per cdo deshtim, per cdo ankth. Dhe inati nga brenda rritet e rritet dhe cdo qelize e trupit eshte gati per te shperthyer ne nje zemerim mbihuman per te shkaterruar ne embrion origjinen e leshit vetem per te pare papritur qe fundi tjeter i fillit vjen, vec per te treguar qe origjina e leshit jemi vete ne...

Postuar nga ingmetalboy datë 24 Mars 2010 - 11:25:

It is my fucking pride.

Postuar nga ingmetalboy datë 08 Prill 2010 - 22:30:

Hesht nje minute dreqi ta haje. Hesht dhe mbyll syte. Mos kerko te kuptosh dhe mbi te gjitha te gjykosh. E di qe truri jone eshte programuar fshehtazi nga televizori naten kur jemi ne gjume me mesazhe sekrete per te na bere dyshues, gjykues dhe mbi te gjitha bleres me ulje cmimi, por te pakten kete here me beso. E di qe kerkoj shume kur them "me beso" sidomos tani qe po fsheh celularin dhe baterine e laptopit tend, por hesht dhe mbyll syte. Merr fryme thelle. E di qe jemi ne mes te asgjese, ulur mbi bar, ne erresiren e nates kur mund te ishim brenda dhomes sone, me ac ndezur duke bere seks ne ndonje qoshe te krevatit pafund, por shiko perreth. Jemi ne mes te asgjese, mbeshtetur ne nje peme qe ka pare boten para stergjysheve tane dhe yjet jane te vetmet udherefyes. Ndaj te them hesht dhe merr fryme thelle, mbeshtetu tek mua dhe harroju e gjitha pas qetesise qe edhe brenda dritheron. Kete here degjo me shpirtin tend dhe ndje diellin tek fle dhe enderrat tek thurren ne fund te kohes. Zbertheu prej vargonjve te trupit dhe ngjitu ne mijra aroma te fshehura nga petku I nates neper yjet qe diku zbarkojne magjine e nje momenti te tille. Ndoshta diku mes ketyre cudive do te mund te dallosh zerin e shpirtit tim tek flet percart me eren. Nuk kerkoj te kuptosh, thjesht te ndalosh te degjosh. Te pakten kete here. Pse??! Sepse jam lafazan, sidomos kur e kyc gojen.

Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 22:40:

Ingu, ke probleme me karman kshu?

Po arrin "nirvanen"

Postuar nga ingmetalboy datë 08 Prill 2010 - 23:59:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Ingu, ke probleme me karman kshu?

Po arrin "nirvanen"

Shifja mire Shaqo Bregu. Nuk po e arrij une. Une (ne kete rast dmth) jam ai ci thone me ashtu shkop ne dore, bariu qe drejton ne nirvana, te berit njesh me natyren, you know all those good stuff.

Postuar nga Katilesha datë 09 Prill 2010 - 00:23:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Hesht nje minute dreqi ta haje. Hesht dhe mbyll syte. Mos kerko te kuptosh dhe mbi te gjitha te gjykosh. E di qe truri jone eshte programuar fshehtazi nga televizori naten kur jemi ne gjume me mesazhe sekrete per te na bere dyshues, gjykues dhe mbi te gjitha bleres me ulje cmimi, por te pakten kete here me beso. E di qe kerkoj shume kur them "me beso" sidomos tani qe po fsheh celularin dhe baterine e laptopit tend, por hesht dhe mbyll syte. Merr fryme thelle. E di qe jemi ne mes te asgjese, ulur mbi bar, ne erresiren e nates kur mund te ishim brenda dhomes sone, me ac ndezur duke bere seks ne ndonje qoshe te krevatit pafund, por shiko perreth. Jemi ne mes te asgjese, mbeshtetur ne nje peme qe ka pare boten para stergjysheve tane dhe yjet jane te vetmet udherefyes. Ndaj te them hesht dhe merr fryme thelle, mbeshtetu tek mua dhe harroju e gjitha pas qetesise qe edhe brenda dritheron. Kete here degjo me shpirtin tend dhe ndje diellin tek fle dhe enderrat tek thurren ne fund te kohes. Zbertheu prej vargonjve te trupit dhe ngjitu ne mijra aroma te fshehura nga petku I nates neper yjet qe diku zbarkojne magjine e nje momenti te tille. Ndoshta diku mes ketyre cudive do te mund te dallosh zerin e shpirtit tim tek flet percart me eren. Nuk kerkoj te kuptosh, thjesht te ndalosh te degjosh. Te pakten kete here. Pse??! Sepse jam lafazan, sidomos kur e kyc gojen.

Mrekulli....

Postuar nga ingmetalboy datë 12 Prill 2010 - 21:18:

Ishte si ai momenti kur ujrat e nje lumi qetesohen para ujevares, ose si ai momenti kur shikon rrufene dhe pret te degjosh bubullimen. Kur gota te bie nga dora dhe e sheh tek bie pamundur te besh dicka. Ai lloj momenti, por i shumefishuar, gati perjetesisht.

Postuar nga ingmetalboy datë 15 Prill 2010 - 21:53:

Mendoja se kisha dicka te thosha, ndoshta te shkruaja, por kam nje ore qe pertyp bajame dhe veshtroj nga dritarja njerzit tek lagen ne shi. Ah po me cudit fakti qe ka edhe nga ata syreshe qe kane hequr kepucet dhe ecin zbathur per te mos I lagur?! Ne fakt ideja dukej absurde deri para 5 minutash, por kur fillova te teshtija dhe me keqardhje vura re kepucet e mija qe akoma kullojne uje, sikur ndryshova pozicion. Dite per te qendruar ne krevat, per tu bere pertac dhe per ti dhene gishtin e mesit pergjegjesive. Ekspresi shijon si leng geshtenje, por banakjerja me gjokse te medha buzeqesh sa here veshtroj andej ndaj nuk kam se si them gje. Kam hallin e makines. Duket qe po I vjen ngordhja.
Me fal po prisje gje te dilja gjekundi? Thashe qe ne fillim qe mendoja se kisha dicka per te thene por kam nje ore e 12 minuta qe pertyp bajame dhe veshtroj nga dritarja njerzit tek lagen ne shi. Cfare xhevahiri mund te presesh te nxjerresh prej saj valle?

  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.