| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 411 412 413 414 415 416 417 418 419 [420] 421 422 423 424 425 426 427 428 429 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Mendoja se kisha dicka te thosha, ndoshta te shkruaja, por kam nje ore qe pertyp bajame dhe veshtroj nga dritarja njerzit tek lagen ne shi. Ah po me cudit fakti qe ka edhe nga ata syreshe qe kane hequr kepucet dhe ecin zbathur per te mos I lagur?! Ne fakt ideja dukej absurde deri para 5 minutash, por kur fillova te teshtija dhe me keqardhje vura re kepucet e mija qe akoma kullojne uje, sikur ndryshova pozicion. Dite per te qendruar ne krevat, per tu bere pertac dhe per ti dhene gishtin e mesit pergjegjesive. Ekspresi shijon si leng geshtenje, por banakjerja me gjokse te medha buzeqesh sa here veshtroj andej ndaj nuk kam se si them gje. Kam hallin e makines. Duket qe po I vjen ngordhja.
Me fal po prisje gje te dilja gjekundi? Thashe qe ne fillim qe mendoja se kisha dicka per te thene por kam nje ore e 12 minuta qe pertyp bajame dhe veshtroj nga dritarja njerzit tek lagen ne shi. Cfare xhevahiri mund te presesh te nxjerresh prej saj valle?
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 411 412 413 414 415 416 417 418 419 [420] 421 422 423 424 425 426 427 428 429 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.