Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 412 413 414 415 416 417 418 419 420 [421] 422 423 424 425 426 427 428 429 430 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga Beta_tester datë 12 Qershor 2007 - 20:46:

Pershendetje te gjithve,

Do me vinte te qesh sikur turqit dhe arabet te flisnin shqip ose te reklamonin fjalet shqip si te tyret, por s'eshte ashtu, fatkeqsisht eshte e kunderta, i lexova te gjitha faqet nga hapja e temes dhe fjalet qe kemi perdorur aty jane pothuajse 40% (me rezerva) turke ose arabe.

kte e bejme nga injoranca ose na duken si fjale shqiptare, por jam dakort dhe me pelqeu kjo teme sepse eshte per kohen e lire dhe per te zgjuar interesin e forumisteve per fjalet qe po humbasin... por do te kisha dashur sikur mbas fjaleve qe ne themi si te vjtra ose qe s'perdoren me, te thonim qe jane turke ose arabe sepse ne shumicen e rasteve nuk eshte thene dmth ka kaluar si fjale shqipe.
Nejse nuk jam ketu per te korigjuar se nuk jam moderator, vetem shpreha mendimin tim.

duke ju lexuar ne kete teme mes fjaleve qe lexova me rane ndermend disa fjale qe si pashe ti kete publikuar njeri.



Babole - Kermill deti mos te ngaterrohet me gaforret qe kane te njejten guacke si te kermillit por qe nuk hahen, ndersa babolet jane shume te shijshme.

Humbameno - njeri i humbur, i hutuar, qe e marrin neper kembe etj

çitjane - veshje karakteristike e Shqiperise se jugut e femrave çame etj.

Cëmbith - Pickoj

Bishtaja/Mashurka - Hyjne tek familja e groshes/fasules

Tata - Baba, perdoret ne Shqiperine e jugut ne krahinen e çamerise me se shumti.

Gërrmaz/Gurrmaz - Fyti ose rryli

Damkë - Vule, njolle

Puledra - kali ne moshe te re e seksit femer

Rrecka - Lecka

Zhapiku-Hardhuca - Zvarranike te vegjel

Sqepot - oktapodi, tetkembeshi

Kaçamak - nuk me kujtohet... me duket miell misri me qumesht.


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 412 413 414 415 416 417 418 419 420 [421] 422 423 424 425 426 427 428 429 430 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.