| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 415 416 417 418 419 420 421 422 423 [424] 425 426 427 428 429 430 431 432 433 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
E gjithe nata kaloi zgjuar. Ashtu si pa kuptuar filloi te agoje dhe bashke me diellin ndjeva se si u shperndane mendimet e nates. Rruga ne erresire ka shije tjeter. Edhe rruge te njohura prej kohesh kur zhyten ne misterin e nates qe shpohet nga feneret e makines, duken si autostrada fati qe te ftojne ti eksplorosh me shpirtin e mbushur plot prej zjarrit te aventures. Kullos syte rreth e rrotull dhe mahnitem. Ne te gedhire asfalti gjarperues, kurrizi i ketij zvarraniku gjigand, i lagur nga vesa e mengjesit duket sikur perpiqet te me shkunde bashke me makinen prej kurrizit te tij. Majat e zhveshura dhe fisnike te maleve qe me rrethojne as qe nuk te denjojne me nje veshtrim, por kryet i kane te mbeshtjella nga re e mjegull. Vendi im i dashur dhe kryenec qe te pelcet shpirtin me kokefortesine e tij per te ndryshuar ma ndez gjakun edhe me keq. Duket sikur lengu i jetes qe gelon brenda meje njohu burimin nga vjen dhe tani shkumbon e gazon neper deje dhe muskuj. Pejsazhe te palekundura nga valet e kohes qe kane mbetur njesoj qe ne ngjizjen e botes duket sikur qeshin nen buze me ne njerzit modherne qe rendim, punojme, zhurmojme, shpresojme dhe kur kemi kohe edhe jetojme...
Tani jam ne Tirane. Atje ku majat e pishave jane zevendesuar nga antenat e kompanive te celulareve, bari i bute i fushave prej betonit e asfaltit dhe malet shpatullgjere prej pallateve shumekatesh larash-balash. Por edhe ketu ne kafenene akoma te qete ne keto ore mengjesi ndjehet karakteri i ketij vendi. Njerez te bukur dhe krenare qe edhe sa jane zgjuar nga gjumi e mbajne koken lart dhe kurrizin drejt, por shpesh edhe atehere kur nuk duhet. Edhe atehere kur nuk duhet...
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 415 416 417 418 419 420 421 422 423 [424] 425 426 427 428 429 430 431 432 433 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.