Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 417 418 419 420 421 422 423 424 425 [426] 427 428 429 430 431 432 433 434 435 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga kotka datë 29 Tetor 2012 - 10:30:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Shtëpia ideale - Dino Buxati

Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi kështu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobilje të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima hiç, perde fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie. Përsa i përket banjës, ama, banjë do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë, dhe aty mermerë, majolika, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra pa mbarim e të lëmuara, tapetë të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të shtrenjta, letra higjenike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luka i shfrenuar, hapsirë e tepërt, ëndje për t'u vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase, dhe me vrap. Pëse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 417 418 419 420 421 422 423 424 425 [426] 427 428 429 430 431 432 433 434 435 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.