Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 419 420 421 422 423 424 425 426 427 [428] 429 430 431 432 433 434 435 436 437 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga Endri datë 13 Korrik 2008 - 14:22:

Citim:
Eh, te qara...te qaje te plase o Endri(edhepse s'ka plase kush nga e qara). Te kishte "qare" para se te bente gjera destruktive per ate lidhje.
Ajo te te thoje ty qe eshte me nje shok? Hohohoho! Goxha guxim ajo. Te m'a thoshte partneri im dicka te tille dhe sikur te ishim grindur, flaken do iu fusja asaj pune e s'do kishte pase dreq qe do me bente t'i kthehesha mbrapa. Ajo pune eshte gati si kercenim kalamajesh: po s'u ktheve me mua mora tjetrin. Poashtu eshte dhe c'vleresim ndaj, ajo jep prove qe problemet nuk provon t'i zgjidhe BRENDA lidhjes(pra me ty) por JASHTE(duke futur nje te trete ne mes). Pfff...

Vallai per mua fajin e ke ti se ti i ke leshuar litar shume.



Kercenim edhe me shume mendoj une eshte nje pasiguri ne vetvete do qe te thoje: "Edhe po me le ti mua, gjej edhe te tjere -- pra e kam nje mbeshtetje". Ne fund te fundit asnje njeri se ka problem te gjej nje tjeter-- as me i shpifuri i qytetit. Mos te kete njeri iluzione. Besoj se DO te risiguroj edhe qetesoj veten qe nuk do ngelet vetem.

Sonte ishte me e dashur edhe pse ne mengjes ishte si thua ti buz varur. Pastaj tha nje koment: "Kam qejf kur nuk takohemi per disa kohe, kur dal me shoqet ne klub sepse me ben te "miss you more".

Por as vete nuk e di nqs me do me te vertet apo eshte me shume se ndihet e sigurt kur eshte me mua.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 419 420 421 422 423 424 425 426 427 [428] 429 430 431 432 433 434 435 436 437 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.