Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 420 421 422 423 424 425 426 427 428 [429] 430 431 432 433 434 435 436 437 438 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 10 Mars 2010 - 16:06:

Lightbulb

Flej, i dashur
Pluhuri i argjendte i henes
le te ta zbukuroje lekuren.
Ylberet e refleksit tend m'u bene qerpike
enda me to ngjyrat e diteve tona
fanare ndjenjash dhe shtigje endrrash
qe na presin ne stacione ndalesash.

Flej, i dashur
larg botes qe teshtin vrer
noto ne detin e dashurise tone
dhe kendo me zerat e nates
gjurmet e dites se mekur
qe ngjyhet ne caste mungese
dhe ne dyluftime malli te zjarrte.

Flej, i dashur
une ketu jam, ne anen tjeter tenden
mes kujtimesh e endrrash me sy hapur
si nje muzike qe nuk mund ta largosh nga mendja
si nje kembane qe bie per te kujtuar
pa fleshe kujtimesh te trishta, pa brenge e trishtim
e di qe me doje dhe...vazhdon.

Flej, i dashur
le vesen e ketij mengjesi
te te ndricoje lekuren dhe te zbuse flaket e mallit
une ketu jam,
ne anen tjeter
dhe me shigjeten e dashurise do pergjysmoj henen
qe na mban
larg
dhe........me larg
sec vete ne duam te jemi nga njeri-tjetri.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 420 421 422 423 424 425 426 427 428 [429] 430 431 432 433 434 435 436 437 438 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.