Forumi Horizont Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)


Postuar nga cecilia datë 14 Janar 2010 - 01:55:

Si kalohet nga renia ne dashuri ne dashuri?

Nepermjet nje sere provash.Keto jane prova per veten tone,prova per tjetrin,prova qe na imponohen nga ambjenti i jashtem.Disa prej ketyre provave jane vendimtare.Po qe se kapercehen,renia ne dashuri perfshihet ne nje sistem te vertetash te perditshme qe i quajme'dashuri'.Nese nuk kapercehen ,nderhyn diçka tjeter:heqja dore,ngurosja ose fashitja e ndjejes dashurore.
Sido qe te shkojne punet,kto prova ne pergjithesi harrohen.Nqs renia ne dashuri kthehet ne dashuri ato (provat) na duken ne planin retrospektiv te thjeshta,gati ne loje.Kalimi ne dashuri, ne kujtesen tone ndodh duke mbushur pak e nga pak hapesirat e jetes se eprditshme nepermjet perkushtimit,kujdesit.Entuziasmi shuhet emeblsisht duke iu perkushtuar me ngrohtesi tjetrit.Mirpo ne realitet kjo qetesi eshte rrjedhoje ngjarjesh dramatike,rezultati i te cilave nuk dihet deri ne castin e fundit.
Provat harrohen edhe kur renia ne dashuri nuk ecen,pra kur njeri apo te dy bashke nuk i kalojne provat te cilat i kane caktuar vete.Ne kete rast as na kujtohet qe te kemi caktuar nje prove ,po vetem qe tjetri nuk na ka dashur sa duhet,per te mos thene se ne te vertete s'na dashuronte.
Keshtu kur provat kapercehen, ne projektojme prapa ne kujtese vazhdimesine e mungeses se dashurise.
Renia ne dashuri paraqet nje varg provash qe vijne njera pas tjetres.Para se gjithash jane ato qe kemi caktuar per veten tone.Provat e se vertetes.Nje pervoje tipike e renies ne dashuri eshte ajo qe mund te ngopesh me tjetrin.Po te biesh ne dashuri do te thote edhe t'i qendrosh dashurise, te mos duash t'i nenshtrohesh rrezikut ekzistencial duke u leshhuar teresisht ne duart e tjetrit.Prandaj ne e kerkojme njeriun e dashur por ama deshirojme te rrime dhe pa te.Shpeshhere ne çastet e lumturise i themi vetes "ja e arrita gjithcka qe mund te deshiroja,tani mund edhe ta humbas e te kthehem ashtu siç isha duke ruajtur vetem kujtimin;ç'desha e realizova,tani mbaroi gjithçka ". Te arrish maksimumin e mundshem e pastaj te arrish te qendrosh pa te,kjo eshte fantazia e ngopjes.Ne nje fare kuptimi mund te jepemi teresisht vetem sepse mendojme qe kjo eshte hera e fundit.Por ne kte menyre vihemi ne prove ngaqe mbas ndarjes ndjejme se deshira kthehet e ne vazhdojme te dashurojme, te dashurojme me zjarr dhe kemi nevoje per nje "here te fundit" tjeter. "Hera e fundit" kthehet keshtu ne nje fillim te ri.Cdo here biem ne dashuri serishmi dhe personi i dashur na imponohet si i vetmi objekt autentik i erosit.Kjo eshte nje lufte kunder vetes tone qe e humbasim e lypset te dorezohemi.Fakti qe lypset te dorezohemi nuk do te thote aspak se nuk do te kete lufte e se kjo lufte s'do te jete konkrete.Shkeputja jone qe eshte reale ka edhe efekte konkrete te personi i dashur sepse ai e ndjen qe duam te ndahemi.Meqe ai vihet ne prove,dy momentet e shkeputjes mund te perputhen.Atehere vijojne periudha te gjata kohe gjate te cilave mund te kryejme shume veprime qe per tjetrin mund te behen shkak xhelozie ose mund te merren si prove e mungeses se dashurise.
Per t'u shkeputur ne kerkojme arsye.Keshtu perpiqemi te gjejme ne sjelljen e tjetrit gjithcka qe e perligj shkeputjen tone:disa shenja qe ai nuk na do ne te vertete,qe ai nuk na do si e duam ne,disa arsye per te mos besuar se ai mund te ne doje ne te ardhmen.Te gjitha keto shprehin friken tone per ta leshuar veten pa asnje garanci reciprociteti.Vete fakti qe dashuria e tjetrit na duket si 'hir' i pamerituar, na ben t'i trembemi,ngaqe ai hir mund te mos shfaqet pikerisht ne çastin kur ne e deshirojme me shume e s'bejme dot pa te.Prandaj mundohemi mos ta kemi te domosdoshme ate hir ose eprpiqemi te kthejme ne siguri reciprociteti.Ne veprimet e tjetrit kerkojme provat qe ai na do,i analizojme si shenja te reciprocitetit ne dashuri:"A e ndjen ai nevojen per mua,sic e ndjej une per te?" Qendrimi i tjetrit deshifrohet ne kete drite per ta njohur si eshte tani e si do jete.Para se te hiqen petalet e luledeles "me do, s'me do", kerkohet ne sjelljen e tjetrit:"po qe se vepron ne kte menyre do te thote se ..." Fillohet nga gjerat me te thjeshta,psh:" erdhi para kohe apo me vonese", Kuptimi nuk eshte kurre i qarte.Cfare do te thote kur ai vjen me vonese? Qe me kishte harruar apo qe ishte i lodhur dhe ardhja me vonese eshte nje prove dashurie? Nga ana tjeter edhe kur prova eshte negative mjafton nje shpjegim,nje shikim apo nje perkedhelje per te harruar,per te dhene siguri.Sinqeriteti i tjetrit,sinqeriteti i ndjere e i jetuar, perben nje prove...

Vijon...


  Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.