Forumi Horizont | Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Tani ky qe do them eshte devijim nga tema, por pergjigje per shelgun.
Kur isha ne Shqiperi heren e undit i bie ziles komshiu i shperfytyruar dhe gati duke qare thote se i kishin vjedhur shtepine. Ishte hera e dyte ne dy jave dhe kesaj rradhe i kishin marre laptopin. Me kerkoi nese kisha pare gje, madje e dinte qe i afermi im kishte pare vjedhjen e pare. I premtoj qe do e lajmeroj dhe i them te afermit tim. Ky i kishte pare, madje dihej qe ne ate shtepi mund te hynin vetem shoket e femijes se tyre adoleshent. Kishte plot shtepi te tjera ku mund te vidhje shume me teper se nje laptop, por ata kishin hyre tamam ne ate shtepi dy here. Dhe dinin cfare do vidhnin, nuk benin lemsh shtepine.
Sidoqofte, kur erdhi puna per te ndihmuar komshiun, i afermi im tha "c'me duhet mua, le ti gjejne vete, nuk futem ne kshu punesh, mund te hakmerren mbi ne, te me vjedhin shtepine, etj". Po sensin e komunitetit i thashe, ku e le. Nese te gjithe bejne si puna jote hajduti do jete gjithmone ne lagje, investo te mbrosh lagjen qe te jesh me i sigurte ne te ardhmen. Nuk arrita ta bind shume por komshiun e ndihmuam duke i thene kush kishte qene, le te merrej vete me bindjen e policise. Si perfundim hajdutet u kapen, ishin vertet shoket e femijes se vet, qe perballe kercenimeve te policise e pranuan vjedhjen dhe policia gjeti laptopin.
Ajo qe tremb ne kete mes nuk eshte vjedhja, nuk eshte fakti qe ca adoleshente e bejne. Ajo qe tremb eshte indiferenca. Krimi mund te linde nga varferia por rritet nga indiferenca.
Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.