Forumi Horizont Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)


Postuar nga i_lire datë 09 Tetor 2003 - 23:06:

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit vlerëson kuqezinjtë.

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Gilberto Parka Madail, ka vlerësuar ndeshjen miqësore të 11 tetorit, mes Portugalisë dhe Shqipërisë. Presidenti është shprehur se ndeshja miqësore mes dy ekipeve do të jetë shumë e bukur, pasi edhe skuadrat luajnë futboll të mirë.

Madaili thotë se ndeshja mes Portugalisë dhe Shqipërisë ka disa karakteristika shumë të veçanta. "Në radhë të parë, kemi gjetur entuziazëm mjaft të madh te homologët tanë në Shqipëri për zhvillimin e këtij takimi. Për nga pikëpamja sportive, ekipi shqiptar ka bërë një progres të madh, duke treguar nivel të lartë futbolli. Me sa duket, kjo ka ardhur si fryt i influencës së trajnerit të tyre gjerman, Hans Peter Brigel," - është shprehur Madaili. Presidenti i federatës portugeze ka shtuar se, sido që të shkojë, ndeshja do të jetë një spektakël i vërtetë dhe njerëzit që do të jenë në stadium do të kënaqen. Nga ana tjetër, trajneri i kombëtares portugeze të futbollit, Luis Felipe Skolari, ka bërë publikë emrat e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren me Shqipërinë. Spikat i riu i Portos, Rikardo Karvalho, që grumbullohet për herë të parë në kombëtare nga Skolari, pikërisht në miqësoren me Shqipërinë në "Estadio do Restelo" në Lisbonë, më 11 tetor.
Futbollistët e grumbulluar nga Skolari për ndeshjen me Shqipërinë:
Rikardo, Quim, Miguel, Horge Andrade, Nunjo Valente, Rikardo Karvalho, Fernando Kouto, Beto, Rui Zhorzh, Rui Kosta, Luis Figo, Nuno Fresho, Kostinja, Deko, Hugo Viana, Simao Sabroza, Luis Boa Morte, Kristiano Ronaldo, Pauleta.


  Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.