Forumi Horizont | Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Me ne fund. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18476)
Berisha: Propozimet e PS-së për taksat, marksiste
Një ditë pas miratimit të buxhetit të vitit të ardhshëm nga maxhoranca në Parlament, kryeministri Berisha e ka shndërruar atë në kryefjalën e mbledhjes së qeverisë.
Duke u ndalur në propozimet e opozitës për taksat dhe TVSH-në, Berisha i quajti ato marksiste.
“I konsideroj si marksiste propozimet e opozitës për taksat në vend. Shpreh keqardhjen e thellë, për disa propozime të cilat synonin pikërisht mekanizmin themelor të modelit, zëvendësimin e modelit të tregut me modelin marksist”.
Sipas Berishës, propozimi i socialistëve për zëvendësimin e taksës së sheshtë me atë progresive çon në shkatërrimin e sistemit të refomave.
“Partia Socialiste kërkon rrënimin e vendit me slogane komuniste: Luftë kundër të pasurve. Këta duan të të shkatërrojnë me taksa, se si krijohen vendet e reja të punës, nëpërmjet investimeve. Varfëria nuk bëhet e zhbëhet duke shkatërruar të pasurit. Këtë e kanë provuar shqiptarët në kurrizin e tyre”, tha Berisha.
-----------------------
Ky eshte i cmend, injorant, i peshtire dhe i semure vallahi!
Sipas ketije, edhe Gjermania qe aplikon modelin Progresist (plus shtete te tjera ne Europe), pasken nje MODEL Marksist te Taksimit!!!??? Qenken Shtete me sisteme Komuniste!!!???
Se ku i gjen ky keto krahasime, nje Zot e di!
Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.