Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritëro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga Fajtori datë 30 Gusht 2008 - 18:41:

I perndjekuri i dashurise

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shpesh në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.


  Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.