Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ku Qëndron Lumturia E Vërtetë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9438)


Postuar nga ksovari datë 21 Nëntor 2005 - 19:16:

Allahu ju shperblefte sahara...
------------------------------------------------------------------------------------------------

A nuk meriton ai qe serish t'ia kthejme ate harmoni dhe qetesi, nese ndonjehere e godasin shqetesimet dhe krizat, apo te jete i lekundur ne betejen e madhe e te pameshirshme kunder se keqes ne bote , ne kete jete te furishme te dunjallekut?!

Njeriu eshte krijese e tille e cila ka nevoj t'i hulumtoje vazhdimisht pjeset me te thela te shpirtit te vet, dhe te luftoje qe jeten e vet, private e publike, ta siguroj e ta mbroj nga deformimet e nga parreegullsite e ndryshme te cilat i kercemohen me shperberje.

Ndenja e paster dhe mendja e shendoshe eshte me se paku qe duhen ta ruaje si teresi ne betejen e ashper me vershimin e epsheve te ndryshme dhe te mafjepsjeve joshese. por, nese leshon pe para fuqise rrenuese te tyre , ato do ta shkaterrojne, dhe ndjenja e tij e paster dhe mendja e shendoshe do te shperbehen siq shperbehen rruazat kur te keputet peri. Atehere i perket ajetit:

"...atij te cilit ia kemi shmangur zemren e tij prej perkujtimit ndaj Nesh, i cili i eshte dhene epshit te vet , dhe punet e te cilit jane te shfrenuara."(Ajet Kuranor Surja El_Kehf, ajeti, 28).

Eshte e domosdoshme qe ta shqyrtojme pakes fjalen "shfrenim" (furut). Populi arab , kokrrat e rrushit shkeputura nga kalaveshi, apo kokrrat e papjekura te hurmave te shkeputura nga dega i quajn "furut" (nuk mbahet te rrenja e vet).

Shpirti i njeriut eshte i till qe nese rendi i tij i mbrendshem eshte i qrreguluar, nese eshte e nderprere ajo fije lidhese e cila e bashkon fuqin e tij te mbrendshme, atehere edhe ndjenjat e mendimet e tij behen po si kokrrat e e para furut, te shkeputura e te shfrenuara, te pavlefshme e te pa levisshme.

Se kendejmi e konsoderoj te domosdoshme qe njeriu te punoje palodhshem ne rregullimin e shpirtit te vet, t'i jape vetes obligim qe vazhdimoisht ta vezhgoj dhe me kujdes ta kontrolloje.
Allahu xh.sh. i fton njerezit - para qdo mengjesi - qe ne diten e cila pason, jeten e tyre ta bejene me te mire. ...


  Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.