Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)

Postuar nga dylan datë 14 Gusht 2012 - 03:00:

hajt ma se boll brolle andej ketej sot rri e mbaj bythen aty pijket kafe me lezet

me ka ike poetizmi ca ti besh

Postuar nga Katilesha datë 20 Gusht 2012 - 17:30:

Thumbs up Re: Hiqma!

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Do e mbaj gojën mbyllur
Asnjë rënkim i vetëm
s’do i shpëtojë buzëve që do i kafshoj
Lidhmë pas kometash, si pas bishtit t’kalit
dhe grahi në revan
të ma copëtojnë trupin përmbi cepa
të mprehtë yjesh.
Ose :
kur shpirti lë trupin, e vendos që të dalë,
dhe paraqitet për gjykim te ty
i zbehtë e i trembur
atëherë
ngrije një trekëmbësh përmbi Rrugë të Qumështit
e si një kriminel lidhmë e varmë.
Bëj ç’të duash
Ndamë stërkatërsh e lërmë të mbes ashtu.
Vetë unë kam për të t’i larë duart, e pranoj.
Vetëm bëje këtë
për mua ! –
Hiqma atë të mallkuar
Që ti ma solle si të vetmen të vërtetën !

Kilometra rrugë, dhe hapat shtrij me zor.
E nga t’ia mbaj vallë unë me këtë ferr ngarkuar!
Cili poet, cili Hoffman hyjnor
Të mendoi, qofsh urryer e mallkuar!

Postuar nga Morfine datë 23 Shtator 2012 - 18:57:

.

Postuar nga Morfine datë 23 Shtator 2012 - 18:59:

Po Lexoja ditarin tim sot, nje leter qe kisha shkruajtur me 24/10/10 ne oren 1.10...
Se di pse nganjehere e humbim lojen e perlyhemi me jashqitje deri ne gryke...
Ekperjence e veçante, qe nuk do e harroj lehte...

Postuar nga Katilesha datë 27 Tetor 2012 - 03:17:

Lightbulb

Shtëpia ideale - Dino Buxati

Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi kështu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobilje të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima hiç, perde fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie. Përsa i përket banjës, ama, banjë do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë, dhe aty mermerë, majolika, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra pa mbarim e të lëmuara, tapetë të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të shtrenjta, letra higjenike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luka i shfrenuar, hapsirë e tepërt, ëndje për t'u vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase, dhe me vrap. Pëse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.

Postuar nga kotka datë 29 Tetor 2012 - 10:30:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Postuar nga Fajtori datë 29 Tetor 2012 - 21:56:

Hahah, e treta here qe del ky teksti perpara. Puna eshte se qe te dhjesesh duhet te hash me pare. E ka llogarit mire mjerimin Dino?

Postuar nga Katilesha datë 28 Janar 2013 - 03:20:

Post

“There's only one rule you need to remember: laugh at everything and foget everybody else! It sound egotistical, but it's actually the only cure for those suffering from self-pity.”

― Anne Frank

Postuar nga Endri datë 28 Janar 2013 - 10:25:

Shume e bukur kjo thenie sic do thenie tjeter e saj. Nje goc teper e guximshme. Flm qe e solle ketu, Katilesha.

Postuar nga Katilesha datë 31 Janar 2013 - 05:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Shume e bukur kjo thenie sic do thenie tjeter e saj. Nje goc teper e guximshme. Flm qe e solle ketu, Katilesha.

Kenaqesi Endri.

  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.