Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 427 428 429 430 431 432 433 434 435 [436] 437 438 439 440 441 442 443 444 445 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Sy_jeshilja datë 09 Gusht 2008 - 06:47:

Hi Jona

Sot ndiej nje vetmi qe po me cmend. Megjithese nuk jam vetem, ahh...jam kaq e vetmuar. Me mungojne njerezit, miqte, vitet qe kane ikur, me mungon dashuria sot.

Kerkoj te gjej sekretin e lumturise, te njoh dicka/dike/ te me beje te buzeqesh, por ne fund te dites perfundoj ne nje cigare qe digjet ne gishtat e mi e une e harruar ne vorbull mendimesh te pafundme, ne lemshe mendimesh me mire , kuptoj qe iku dhe nje dite tjeter nga jeta, nje dite pa buzeqeshje, nje dite qe s'do kthehet me, e ne fakt nuk e dua me nje dite si kjo .

Kam humbur cdo aftesi shprehese, kam humbur une . S'e di ne do gjej me vetveten. Nuk di me as si te hedh mendimet dhe ndjenjat ne nje flete fletoreje, apo faqe forumi . Me ka braktisur shpirti i bukur qe dikur jetonte brenda meje.

Per forumistat dhe miqte e vjeter virtuale, ju pershendes te gjitheve . Me ka marre malli per te gjithe ju

 


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 427 428 429 430 431 432 433 434 435 [436] 437 438 439 440 441 442 443 444 445 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.