Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 12 Mars 2010 - 19:11:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus



Ti fluturimin merr sërisht qiejve të tu
E hënën ke djep ëndrrash iluzive sot.
E unë prapë mbetur errësirash, ja keshu,
Së largu të vështroj e nuk te arrij dot.

E fryma jote, prej hënores akulluar
Fije fije bryme mbi mua po përhap.
Zbuluar ende mbeta, pa shtroje e pambuluar
Dhe prape dritën tënde mundohem që të kap.

Dhe si erashkë sonte grushtin fort e hapa
Dhe butë butë dritësyri mblodh atje.
Në fund të detit a s’ben kështu guacka
Kur perlën e vyer e ruan dhe e fsheh?

C



Hena kaleron qiejve e terbuar
kurora jote e endrrave koken me stolis
nga syte e tu s'mund te rri larguar
eja, grise petkun e kesaj nate te trishte.

Zgjohu, te rilindim sebashku, ti,hene e qiellit tim
kthehu nga te qarat e kohes se shkuar dhe shkelqe
zberthe gjithe guackat qe fsheh deti im
dhe me vargje perlash timen bote mberthe.

Po te pres ne majen e farit te qiellit
ne shkallet e argjendta te diellit qe ne flirt na fton
eja, te ngjyejme ndjenjat ne pellgjet e arta te diellit
te verbojme me hyjntesine tone boten qe na rrethon.


15:10
12.03.2010
L.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.