Forumi Horizont | Gjithsej 53 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Perdhunimi fatkeqesi apo nxitje? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4099)
Pershendetje te gjitheve,
tani jam ne prag te provimeve, dhe ne te vertete kisha vendosur ta lija internetin rehat se me merr shume kohe, por lexova disa mesazhe sot ne mengjes dhe tani nuk po me rrihej pa shkruar dicka, disomos kur lexoj qe veshja e femres eshte nje nga shkaqet e perdhunimeve nga meshkujt.
Ketu ku jetoj une njerezit vishen shume sportive, edhe studentet, por ka edhe nga ato qe veshin minifunde ose qe reklamohen shume.Une mendoj se cdo njeri duhet ta vendose vete se sa te shkurter duhet ta kete minifundin apo sa te ngushta veshjet.Ketu mund te shkosh ku te duash me nje fund te shkurter dhe asnje nuk te vjen nga mbrapa, te vetmit qe nuk e permbajne dot veten jane ata qe kane pare gjithe jeten gra dhe vajza te mbuluara nga koka tek kembet dhe qe u duket anormale qe cdo njeri mund te vishet si te deshiroje.
Me ben pershtypje se cfare drejtimi mori kjo teme dhe se si dalin paragjykimet e disave ne kete drejtim ku veshja nuk ka fare te beje me perdhunimet, se nje njeri normal duhet te jete ne gjendje ta permaje veten dhe jo te bjere pre e epsheve kafsherore.
Gjithashtu nuk besoj se ne shqiperi ka me pak perdhunime se jashte shtetit, sepse aty mendoj se mbahen keto gjera me te fshehura se jashte, per vete faktin se ketu konsiderohet kjo gje si fatkeqesi dhe cdo viktime e nje fatkeqesie te tille ka se ku te kerkoje ndihme, kurse ne Shqiperi shnderohet ndonjehere viktima ne kriminele, se "e kishte fajin vete kur veshi minifundin e shkurter dhe e kerkoi vete."
Nga Shqiperia mbaj mend gjithshtu, (nuk e di a ka ndryshuar gjendja tani, por se besoj) se ne autobuzat e Tiranes nuk hipje dot pa te ngacmuar dikush, ose edhe prekur ku nuk duhet, prandaj duhet gjithmone ose te uleshe(problematike kur ke te moshuar prane)ose te gjeje ndonje cep ku te mos te ndodhte dicka e tille dhe me besoni ju qe mendoni se keto gjera vijne nga veshja qe ne keto raste nuk ka te beje veshja fare por thjesht instinktet kafsherore te disa qe nuk e permbajne dot veten dhe qe nuk kane tru ne koke se po te kishin do te mendonin se si do te ndiheshin po ti ndonte dicka e tille motres apo nenes se tyre dhe do e linin nje gje te tille.
Ky shembulli i mesiperm u ka ndodhur edhe shume shoqeve te klases sime atehere dhe kur i kujtoj keto gjera as nuk me vihet fare ne nje vend te tille ku femra, si e tha edhe dikush me siper nuk respektohet si qenie njerezore po shikohet thjesht si objekt seksi.
Tani po e le me kaq se duhet te vazhdoj te mesoj.
Gjithsej 53 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.