| Forumi Horizont | Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Inge, gjithe diten me kane shoqeruar " zerat e tu te brendshem".
Ne kete dite shiu ku as koken jashte dritares nuk kam nxjerre nga pertacia, zerat e nje shpirti te bukur dhe te bute si i yti jane perfekte per te mbushur zbrazetiren dhe boshllekun qe te krijon qielli gri.
Te pershendes!
E do te udhetosh me te pashmangerisht, sepse te ka prekur, te ka prekur trupin me mendje. S'ka nevoje te rikujtosh cdo gje, dhe pse harrohen e bukura eshte qe ngelen perseri ne mendje. Ne kohe zie emocionet jane lluks jo per te gjithe, jane menuja perfekte e diteve perfekte, antikorpet e jetes ne anen e saj me te veshtire. Njerezit me te trishte qe kam njohur kane qene ata qe nuk arrinin me te emocionoheshin, rrethi i tyre i mbyllur ish perfektesisht kaq perfekt sa kishin nevoje te emocionin te tjeret per tu ndjere gjalle.
S'ishte nje loje te shnderroje asgje-ne ne dicka, e dicka-ne ne nje dritare, por qe nuk ndricon po s'pati drite brenda. Pertej manise time per materien e bukur ndoshta s'jemi gje tjeter vec shpirtra qe ndricohen me shume ne kontakt me shpirtra te tjere, une kam te mite, ti ke te tuat, ata kane te tyret. Ndodh qe te priten si segmente, te bashkohen si elementet e nje reaksioni, e pozitivisht a negativisht asnjeri s'do jete si me pare. Hap syte por ti s'ke fytyre te njejte, linjat nderrohen, marrin forme sipas enes, ena jam une ... e une s'jam njesoj. Kjo uri marrezisht e marre te mban gjalle, s'te le te ngopesh mjaftueshem e te kerkosh prape, te lendon kur largon padrejtesisht pjese drite por te kujton se krahasimet s'duhen gjetur por jetuar. Kjo uri marrezisht e marre jo s'eshte e marre ... te marre jane ata qe s'kane me uri.
ka dhe ska lidhje por po pertoj ta ve tek temat perkatese
http://www.youtube.com/watch?v=D_ga_3bzoDs
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Njerezit me te trishte qe kam njohur kane qene ata qe nuk arrinin me te emocionoheshin...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
E vertete qe vret.
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
deri aty ke shkuar
po me vika gjynaf per ty ingmetalboy ,kur arrin njeriu deri ne at pike si shikon me shije jetes
te pakten kshu besoj une
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nuk para flas per veten aq lehte dylan as kur shkruaj, as ne shoqeri. Ndaj mos ki merak se kam arritur deri atje, por mos u merzit une kam plot gjera te tjera qe ty mund te te vije gjynaf per mua.
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Si psh?![]()
Me pelqehu autokritika (ndoshta ironike,ndoshta jo)qe i ben vetes.
Ne fakt e kisha fjalen per te gjitha ato gjera qe ke ti dhe mund t'i vinte keq (gjynah) Dylan-it...dmth ti nuk i flet por le shume te nenkuptosh.
ciao!
Rrotullime ne orbita me afer berthames bejne forcen terheqese te ndjehet me shume, njekohesisht rritja e shpejtesise rrit ndjenjen e boshllekut.
Dje zerat e mi te brendshem jehonin ne nje boshllek. Sot boshlleku u mbush 
| Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.