Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 436 437 438 439 440 441 442 443 444 [445] 446 447 448 449 450 451 452 453 454 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 17 Mars 2010 - 18:47:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Nuk të shpëton dot errësira, e ke kot.
Si struci kokën po mundohesh që të fshehësh
Kjo hije heshtje që paske marrë sot
Të jep më shumë afsh që të më dehësh.

Dhe fluturime me s'merr dot ti nën hene
Se ëngjëllorin krah e paske thyer.
Dhe sigurisht prej qiejve do kesh rënë
Buzën mëkatesh kur ke dashur që të ngjyesh.

Vec ka nje rast qe sheron cdo dhimbje tjetër:
"Oaz i ri ne shkretëtirë të vjetër".




Sot po kam deshire vec per heshtje
te tretem diku mes fjaleve pa ze
te ngrij mendimet ne qerpik te akrepave
dhe ores t'i prangos kembet e gojen memece.

Diku fillikat do ngre une te tjera fole hyjntesie
do i qendis dhe engjellores te tjere krahe
atehere, nga renia serishtazi do jem ngritur
dhe buzet do jene te lare nga cdo mekat.

Ti kerko nje tjeter oaz t'i kendosh vargjet
t'i mbushesh kupat e casteve me dehje dashurie
dhe kur te dalesh nga rrezja e shthuarjes tende
nuk do kesh me henen faltore tenden, mekatet per t'i rrefyer.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 436 437 438 439 440 441 442 443 444 [445] 446 447 448 449 450 451 452 453 454 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.