| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 436 437 438 439 440 441 442 443 444 [445] 446 447 448 449 450 451 452 453 454 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Cudi valle cfare te ngacmon kur syte te skuqen prej hashashit apo prej tingujve te nje sonate flauti. Shume larg prej njera tjetres, e di. Cfare rendesie ka? E kush e di. Njera eshte larg normave dhe ligjeve te shoqerise (dmth... ne shumicen e rasteve), tjetra e respektuar dhe e veshur me mantel mbinatyror, gati e gjithfalshme.
…
Me pare e kam patur te lehte "te ndjek" arsyet e logjikes qe shpesh edhe kundra vullnetit tim me kane vervitur drejt te prekshmes, ndjenjes, mishit, metafizikes, abstraktes apo hicit. Ndonjehere dhe dopio, momente si tani qe po shkruaj. Well... almost. Sot hena eshte e plote, nata me e heshtur, muzika me e prekshme, orgazma me e pervecme, buzeqeshja me misterioze dhe … vetmia me therrese.
Eh kjo e shkrete arsye, ahhh per kete dreq llogjike. Fjale dritheruese, kolona dorike si ato te Partheonit, tabu per ne “freethinkers”. Per ne "ndryshe nga turma" qe keto fjale i kemi shnderruar ne alfa, guri i qoshes, guri i mesit te nje harku qe po u hoq shemb gjithcka. Ngadale veshtrimi ngryset, sic ndodh zakonshem mbas nje shakaje pakripe kupton qe kapistalli nuk eshte ornament zbukurimi, por eshte bere per tu terhequr. Ngadale siguria venitet dhe bashke me te gjumi. Valle eshte koha ajo qe vjedh te pervecmen prej palces se shtylles kurrizore?
E di.Te kafshosh gjuhen ndonjehere qenka me reflektuese se njeqind dite meditimi.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 436 437 438 439 440 441 442 443 444 [445] 446 447 448 449 450 451 452 453 454 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.