Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 440 441 442 443 444 445 446 447 448 [449] 450 451 452 453 454 455 456 457 458 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 06 Janar 2011 - 22:55:

Chit-chat me aresye

Forumi eshte nje chat me rreshta te menduar pak me gjate, pak me me kujdes. Eshte nje distance pak me e madhe per te mos nxjerre nga goja gjera me shpejt sec duhet. Ajo hapesire e vogel kohore qe ndan rreshtat e chatit nga rreshtat e forumit perben thelbin e pjekurise qe mbush forumet. Ajo kohe imediate chatiste e perkthyer ne kohen disa minuteshe apo disa oreshe te forumisteve krijon deformimin qe lejon njerezit te enderrojne me thelle. Njesoj si filmi Inception ku cdo enderr e krijuar brenda endrres ka me teper kohe ne dispozicion. Prandaj dhe chati guston ne forum, ku njerezit vijne per tu zgjuar nga realiteti dhe per t'iu futur fazes REM, me kohe te shperdredhur nga realiteti.

Forumi me ngjan me ato makinerite e filmit, ku te gjithe lidhen per te qene brenda te njejtes enderr, por askush nuk mund te kaloje ne realitet pa lare hesapet me racionalitetin. Mbetet sidoqofte nje ngacmim hipotetik, me sms, me emaile, me thirrje te kriptuara nder rreshta. Mbetet nje hapesire trunore e pakapshme me llogjike te ftohte.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 440 441 442 443 444 445 446 447 448 [449] 450 451 452 453 454 455 456 457 458 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.