Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
Citim:
Po citoj ato që tha agata
E embel dhe e dashur, me fole ne telefon dhe neper zhurmen e oqeanit zeri yt nganjehere me vinte fare i qarte si kembane, si kembane qe tingellon e buçet nga skaji tjeter i tokes...
O yll i dashur i agimit qe ndriçon mbi druret e gjymtuar prej predhave, jam shume i paduruar dhe here pas here nuk i zoteroj dot nervat e nderkohe nuk gjej asnje gezim prej atyre qe me rrethojne.
Por papritur me kaplon nje vale, vala e aromave te barit te thate e barishteve te ndryshme, tamam sikur te jem ne mes te fushave te gjera ne vere, ne mes te flutyrave, gjinkallave e me ca balona letre diku tej qe i kan ngritur femijet. Dhe kjo vale e bute me duket sikur ka aromen tende, sikur me sjell lajme prej teje dhe atehere largohen te gjitha fatkeqesite sepse te ndjeje prane dhe nuk ndjehem me i hidheruare i vetmuar sepse po afron koha qe do te shihemi dhe çdo gje tjeter shnderrohet ne dhembje te embel, ne malankoli te lumtur, ne melodi te tristueshme sepse e ndjeje se ti mendon per mua dhe un jam ne gjendje ta ndjeje kete.
Fatkeqesi jane vetem vedekja dhe katastrofat, ndersa ti je vetem jeta, batica e gjelber qe perplaset ne shkembinjte e bregu, si prane asaj anijes ne Venecia prane brigjeve te Lidos qe legundesh gjithmone e mbremjeve futesh me thelle ne det me afre horizontit ku lekunden edhe shume te tjera tamam si tufa e flamingave ngjyre alabastri qe presin eren e ngrohte te mbremjes...
O ti, gezimi im...
Remark
Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.