Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Tototruffa '62 (1961)
Regjia: Camillo Mastrocinque
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktore: Totò, Nino Taranto
Rikthehemi tek filmat komike duke marre nje nga me te bukurit me Totone. Skenari tregon jeten e dy mashtruesve dhe truqet qe shpikin per te nxjerre lekun. Filmi behet me i bukur nga jeta e dyfishte e njerit prej mashtruesve, i cili shtiret si pasanik me te bijen dhe e con ne kolegje te shtrenjta; per t'iu futur punes me ortakun qe te gjeje leket te paguaje kolegjin. Nuk eshte hera e pare qe prapa aktit te jashteligjshem fshihet nje personazh i bute dhe njerezor neper filma, gje qe ketu del bukur.
Dy aktoret jane ne perputhje perfekte. Gati te gjitha skenat e filmit jane tashme kult i legjendave popullore italiane. Ne skenar konfirmohet edhe njehere kthesa qe merr kinematografia per tu vene jo vetem ne anen e policit, por edhe te hajdutit. Ne fakt ne jugun e Italise konsiderohet edhe sot art me vete mashtrimi i njerezve (duhet te vizitoni Napolin).
Kuriozitete:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.