Forumi Horizont | Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)
Nuk ka rregulla per te kuptuar nese renia ne dashuri do te kthehet ne dashuri.S'ka rregulla per te marre vesh nese dilema eshte e pazgjidhshme apo jo.Projektet per jeten mund te jene kaq te ndryshme saqe nuk pranojne kompromis.Secili kerkon dehumanizmin e tjetrit:kur e arrin,e humbet por edhe kur s'e arrin,nuk i shpeton dot humbjes.Sa me i madh te jete ndryshimi sa me tronditese renia ne dashuri aq me e madhe do te jete gjasa qe kjo te ndodhe.C'eshte e verteta,tronditese do te thote ketu qe shume gjera duhen permbysur,riorganizuar,ribere.
Renia ne dashuri me e zjarrta eshte ajo qe fut ne loje me shume qenie,me shume pasuri,me shume pergjegjesi,me shume jete.
Renia ne dashuri eshte nje revolucion.
Sa me e nderlikuar te jete ngrehina,lidhjet e cilesia e saj;aq me i tmerrshem eshte zhvillimi,me i veshtire e plot rreziqe procesi.Shpesh bien ne dashuri dy persona nga te cilet njeri sjell me vete nje jete mjaft te pasur kurse tjetri mundesira te shumta ndryshimi ngaqe ka me pak detyrime.Ky eshte rasti i rendomte i nje personi te martuar e i njetjetri te pamartuar,nje te rrituri e nje te riu,nje personi te angazhuar(nga pikepamja politike etc) dhe nje te paangazhuari.Kush ka me shume lidhje e detyrime,me teper gjera per te integruar e per te ndryshuar eshte ai per te cilin renia ne dashuri behet me tronditese.Mirpo tjetri e dashuron pikerisht per kete kompleksitet,çka i jep hapesire e kuptim aftesise se tij per te ndryshuar e per te projektuar nje ekzistnece te re,si dhe deshires se tij per pushtet.Pikerisht ky ndryshim,pikerisht natyra e tij tronditese e ben te veshtire kthimin ne dashuri te qendrushme,ne nje bashkejetese te qete e per shume kohe.Eshte e natyrshme te linde dashuria kur te dy personat ndodhen ne situate me te ekuilibruar,secili me pak lidhje (psh,te rinjte,adoleshentet) ose kur shume lidhje i kane prishur.Por ne menyre paradoksale ,me kte rast edhe renia ne dashuri eshte me pak e vrrullshme sepse detyra e saj revolucioanre eshte me modeste,ne disa raste nuk i duhet t'i permbyse pothuaje asgje...
Prandaj nje renie ne dashuri mund te percaktoj,te trondise thellesisht ekzistencen e nje personi apo te dy personave pa i dhene shkas lindjes ne dashuri.Ndersa nje dashuri mund te linde pa renie ne dashuri tronditese,por nga nje takim i qete,nga kenaqesia per te ndenjur bashke,per te vendosur cfare duan te dy e c'do secili si dhe me marreveshjen qe e kthen ne institucion.
Renia ne dashuri si cdo gjendje ne lindje e siper eshte gjurmimi i te mundshmes duke u nisur nga e pamundura,eshte perpjekja e imagjinares per t'iu imponuar ekzistueses.Sa me e veshtire eshte detyra,sa me e gjate rruga,aq me pak e mundshme mberritja.
Historia e saj atehere ngelet nje histori betejash te ashpra,te nje lundrimi pa fund,pa nje pikesynim...
Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.