Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)


Postuar nga Vitore datë 08 Nëntor 2003 - 02:26:

Ngjyrat

E dua rozen ne te gjitha lulet
Agimet pranverore, kur dielli del
ne faqet rinore, kur vjen dhe ulet
Tek foshnja e njome , qe nenes i qesh

Pas saj vjen e kuqa.E dua-Se dua..
Ate diktatura e mbajti-flamur
Sa jete ajo mori, oh, mos ma thuaj
I them une sot"Mos ardhsh me kurre"

Kudo qe shkoj me ndjek si dreq
Kjo ngjyre e kuqe ne rruge kur dal
Ndez semaforin si sy ne qelq
E hapit tim i thote"Ndal!


Ndal , thot e kuqja e ambulances
Ndal , thot zjarrfikesja , me ulurim
Dhe une ndal hapin , uroj menjane
"Vrapin drejt jetes ta kene vetetim

E kuqja ngjyre , ajo qe une dua
Rri te flamuri i shenjte kuq e zi
Sa here buz't e mia me te u takuan
Nga shpirti buroi per te poezi

Rri ngjyre e kuqe , ajo qe une dua
Petalesh lulekuqesh , mbi ty trendafil
Tek buzet e njeriut perjete dashuruar
Tek buza ,qe kengen e bene si bilbil

Ja dua pranveres cdo ngjyre qe cel
Aromat e saj me hyjne ne shpirt
Me thoni:
shkul urrejtjen, se shpirtin te zbeh
Ne vendin e saj , dashurine , ti , mbill


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.