| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Luftetar i pergjakur
Ai,luftetar afrikan
ne gjoks,krenar,mbante varesen
e thurur me pjese te viktimave nga betejat e tija.
Ashtu si ai,mbaje varesen ne qafe dhe ti
me tregove krenar numrin e viktimave
te cilat Erosi i kishte flijuar per ty.
Valle dhe perendite me hiret e tua i mashtrove?
Shikimin tend te zjarrte dhe me to e perdore?
Ah,po,mekat i heshtur,derisa liren ta dhane te luftoje!
Luftove ne lugina te pashkelura,o trim
ku gjelberimin e tyre e mbulove
me ngjyren e perendise tende,e cila per ty ishte aq hyjnore.
Trupin e Akilit qe Tetis ne lindje ta dhuroi ty
e lave nga gjaku i betejes,po ne te njejtin burim
ne te cilin para luftes shuave etjen me aq padurim.
Para se te ikje,nje fije bari shqyeve
nga lugina tashme e quajtur'deshperim'
Me te do thurje me tutje varesen tende,
te cilen Erosit kur te plakeshe do ja beje flijim.
Eshte e shkruar nga R.Sh.,nje mike imja femijerie.Eshte shume scary,te pakten per mua ishte keshtu heres se pare qe e lexova.
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.