Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)


Postuar nga belkisa datë 30 Korrik 2007 - 23:47:

Ndjenja e vetmise eshte ekzistente ne forma te ndryshme si dhe e perjetueshme ne forma te ndryshme (sic edhe shumica prej jush e keni pershkruar) kjo ne varesi te shume faktoreve gjendjes shpirterore, vendit, temperamentit etj.

Per t’iu pergjigjur pyetjes se belgium, do te thosha se duket paksa paradoksale ne te menduarin logjik se mund te te kapi nje ndjenje e tille edhe ne mes te tumes, por ja qe ndodh edhe keshtu. Personalisht nuk ka shume qe  kam provuar kete ndjesi, dhe pikerisht ketu ne Belgium, disa muaj me pare, kur gjendesha ne mes turmes çoroditese te paspunes ne metro, ku nuk mungonin njerezit, por ti ndiheshe vetem, pra te mungonin njerezit e tu, familja, miqte, te afermit. E kjo te bente te ndihesh vetem. Por gjithesesi nuk mund te them se eshte nje ndjesi e pakontrollueshme, biles do te thoja se nevojitet ta provoje gjithsekush kete ndjesi per te reflekuar sesa te dobet apo te forte qe jemi brenda veteve tona,  pra sic e ka thene edhe lorie jemi krijesa te krijuara per te jetuar me njerez qe i duam dhe na duan, pra afeksioni eshte i rendesishem, mungesa e kesaj sjell ngadonjehere edhe vetmi.

E kush mund te na japi afeksion me te madh sesa Krijuesi ?!

Zgjidhja personale mbeshtetem vetem tek Ai.


  Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.