Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8648)


Postuar nga NS-6 datë 21 Tetor 2007 - 04:04:

Update mbi diagnostiken e gureve ne veshka

Cod. A21102007

tek kam folur per guret ne veshka kam permendur 2 nder analizat kryesore qe perdoren per ti diagnostikuar,radiografine dhe ekografine (1). ajo qe nuk kam thene eshte qe gjithsesi keto teste,edhe pse jane teste qe mund te ndihmojne ne diagnozen e sakte te gureve ne veshka,nuk jane ato qe mund te cilesohen si gold standart,dmth analiza te dores se pare per faktin se kane nje sensibilitet dhe specificitet te tille qe mund te japin pergjigje te gabuar. psh nga ato qe kam lexuar ekografia ka nje specificitet mbi 90% por nje sensibilitet te ulet kur krahasohet me analiza te tjera si CT Scan.
analiza kryesore qe duhet te behet per te vertetuar prezencen e nje guri ne veshka eshte CT (Tomografia e kompjuterizuar) e cila ka nje sensibilitet rreth 96% dhe nje specificitet qe kam shifren e 100%. keto te dhena kanedale nga krahasimi i analizes se CT me urografine intravenoze qe ka qene analiza e dores se pare per vertetimin e prezences se nje guri ne veshka. urografia paraqiste nje sensibilitet rreth 87% dhe specificitet 94%.
nje arsye tjeter qe e ben te preferueshem CT ne krahasim me analizat e tjera eshte edhe fakti qe simptomatologjia qe jep nje gure ne veshka mund te jete prezente edhe ne semundje te tjera. guret,ne kalimin e tyre mund te irritojne faqet e uretereve dhe te japin simptoma si vjellja ose dhimbja etj,simptoma keto qe ndahen edhe nga semundje te tjera si infiamacioni i apandesitit, divertikuliti etj. ne fakt studimet e bera me CT kane treguar qe kjo analize ishte e afte te gjente deri ne 57% te pacienteve negativ per gure ne veshka,semundje te tjera si ato qe permenda me siper. me pak fjale me ane te kesaj analize kursehet edhe kohe dhe studjohen edhe hipoteza te dores se dyte deri ne ate moment te rruges diagnostike.
vetem ne nje moment te dyte,pasi jemi te sigurte qe kemi te bejme me gure, mund te kerkojme nje radiografi per te pare nese kemi nje gur radiopak apo jo. ekografia merr nje rendesi te vecante ne rastet kur kemi te bejme me raste shtatzanie kur kerkohen sa me pak rrezatime per femijen.

nese ndokush ka per te shtuar ose kritikuar,eshte i lutur ta beje

(1) analizat per te gjetur guret ne veshka (Cod. A 24122005)


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.