Forumi Horizont | Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ku Qëndron Lumturia E Vërtetë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9438)
ksovari citoi:
Nese ne shpirtin tend ke shume mekate, kjo mos te rendoj ! Edhe po te kesh aq sa deti shkume, nese ti i pendohesh Allahut xh.sh. sinqerisht, nga thellesia e shpirtit , e i lutesh per falje , dhe vendosmerisht haperon me hapa te nxituar DREJTE ZOTIT TEND , PER tE NUK PARAQET KURRFARE VESHTERSIE QE T'I FALE MEKATET. ...
Allahu te shperblefte i nderuar,
E vertete se Allahu fale shume, por ne duhet te nxitojme ne pendim e jo t'a lejm pendimin nen meshiren e kohes (hajt se neser e pasneser pendohem), pasi ne nuk e dijme a do ngritemi ne mengjes banor te kesaj bote , e ne mbremje a do jemi prej banoreve te ahirtetit apo ne mbremje do jemi prej banoreve te kesaj bote, e ne mengjes te ngrigesh me banoret e ahiretit?! Poashtu nuk jemi te sigurite kur dalim nga shtepia, dok thehemi gjalle ne shtepi? porse duhet te nxitojme ne pendim e mos te humbim shpresen ne meshiren e Allahut, ngase Allahu eshte Fales dhe Meshirues.
Me kujtohet nje citat i nje autori-dijetare i shquar islam(Nabil El-Ived), ku rrefen mbi ndodhin e nje plaku ne kohen e te Derguarit tone. Autori ne fjale thtoe: Njehere nje plak erdhi tek i Derguari a.s. dhe tha: "O Muhammed une kam shume mekate, aq shume mekate aq sa sikur t'u shperndaheshin banoreve te tokes do te shkaterroheshin, andaj O i Derguar une erdha te te pyes ty a ka pendim per mua?" I Derguari i tha: "Deshmo se nuk ka te adhuruar pervec Allahut dhe se une jam i Derguar i Allahut." Plaku deshmoi se nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguar i Allahut. Me pas I Derguari a.s. e lajmeroi plakun se Allahu (subhanehu ve teala) punet e keqija te tij ia kishte shnderruar ne pune te mira. Plaku kur degjoi lajmerimin nga i Derguari u mahnit dhe i tha te Derguarit: "A te gjitha mekatet e mia jane shnderruar ne pune te mira?" I Derguari i tha: Po si jo, a nuk e ke degjuar fjalen e Allahut kur thote ne Kur'an: "Edhte ata te cilet kur bejne ndonje mekat te shemtuar ose i bejne vetes zullum , e permendin Allahun dhe kekrojne falje per mekatet e tyre e kush tjeter i fale pervec Allahut?
Njeri i zgjuar llogarit veten e tij ne shtratin e tij, pasi ate nuk e siguron asgje se do gdhihet i gjalle, e po si u behet halli i atyre qe bejne mekate te nje pas njeshme dhe mbi te gjtiha krenohen para te tjereve per mektain e bere duke harruar se i Derguari a.s. ka thene: "Gjithe ummeti im eshte i falur, pervec atyre qe i bejne mekatet haptazi." Allahu ne kur'an thote: "Dhe vihet libri (i veprave) e i sheh mekataret e frikesuar nga shenimet qe jane ne te dhe thone:"Te mjeret ne, c'eshte puna e ketij libri qe nuk ka lene as (mekat) te vogel e as te madh pa e perfshire?" Allahu thote: "Dhe ate qe vepruan e gjejne te gatshme-prezente,e Zoti yt nuk i ben padrejte askujt." (Kehf;49).
Njerezit me besim te forte dhe vepra te shkelqyeshme pendohen me kohe dhe nuk e presin arratin e vdekjes, halifi fisnik Ebu Beker qante aq shume kur kujtonte denimin e varrit sa qe bente gjithe njerezit dhe familjen e tij te qanin me te, dhe ja ne vijim te japim nje pershkrim mbi besimin e te pareve tane. Ebu Beker kur hyri ne nje kopsht te ensareve e pa nje shpend duke fluturuar. U ul ne gjunje dhe filloi te qaje aq shume, sa qe nje njeri qe ishte prezent me te e pyeti: "Cfare ke O Ebu Beker?"
Allahu te meshirofte i tha Ebu Bekeri, qaje sepse pash nje shpend qe furnizohej ne kete dru ne te cilin dru ne fund edhe vdes pa llogari para Allahut dhe pa denim. Ahh, sa kishe deshiruar te isha shpend, shton me pas Ebu Bekeri. E kush ishte Ebu Bekeri? Ishte nje besimtare i devotshem, qe pjesen me te madhe te jetes e kaloi duke i bere adhurim Allahute vepra te shkelqyeshme e serish kur kujtonte takimin me Allahun qante saqe mjekrra e tij pikonte nga lotet qe derdhte nga frika me takimin e Allahut ne Diten e Ringjalljes. Kurse ne cdo dite perserisim mekate e i bejme padrejtesi vetes dhe asesi te pendohemi, e aq me pak kur e dijme qe shejtani dhe castin e fundit te jetes sone perpiqet te na devijoje nga besimi yne, por kete rast, vetem besimi i forte dhe veprat tona te shkelqyeshme e mposhtin sproven e shejtanit dhe Allahu na mundeson te vdesim me perfundim te mire.
Lus Allahun te na bej te mundur te punojme sot sikur do te vdisnim sot e nese e nesermja nuk do jet per ne (nuk do te arrije) atehere mos te pendohemi per ato qe kane kaluar sot, pasi dhe vdekjen kemi me afer se castin.
Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.