Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gripi i Shpendeve!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9760)


Postuar nga Kela datë 21 Mars 2006 - 19:31:

“Gripi shpendeve tani ne dy forma”

Cod. A21032006

Shkencetaret Amerikan kane konfirmuar qe virusi H5N1 i pergjegjshem per semundjen virale te gripit te shpendeve ka evuluar ne dy rruge te ndryshme gjenetike.

Ata kane shprehur friken qe kjo do te rrise rreziqet tek njerezit dhe do te komplikoje kerkimet per nje vaksine te pershtatshme.

Ky grup shkencetaresh kane analizuar me shume se 300 mostra te H5N1 te mara nga shpend dhe njerez te infektuar nga 2003 deri ne vere te 2005 dhe kane prezantuar resultatet e ketyre analizave ne “International Conference on Emerging Infectious Diseases” ne Atlanata.

Para 2005 cdo rast njerezor i semure me gripin e shpendeve ka qene shkak i nje lloj te vecante te virusit H5N1, i cili infektoi njerez ne Vietnam, Kambodia dhe Tailand.
Por analizat e fundit tregojne nje mutacion gjenetic i cili duket se eshte zhvilluar gjate vitit te kalur dhe si pasoje i ketij mutacioni jane infektuar njerez ne Indonezi.
Nje nga ekspertet kerkues, Dr Rebecca Garten tha “ Meqenese virusi po vazhdon perhapjen nga ana gjeografike, ai po i nenshtrohet dhe nje ndryshimi gjenetik. Ne 2003 ne patem vetem nje lloj te H5N1 me potencial semundje-shkaktuese te nje epidemie vdekje-pruerese ne qeniet njerezore. Tani kemi dy.”

Shqetesime te nje epidemie vdekje prurese
Virusi H5N1 ka prekur Evropen, Afriken dhe pjese te Azise dhe ka shkaktuar vdekjen e 100 njerezve dhe infektimin e rreth 180 qe nga ri-shfaqja e tij ne 2003.
Shkencetaret jane te shqetesuar qe ky virus mund te evuloje dhe te kete aftesi transmetimi njerez-njerez, pike e cila do te shkaktoje nje epidemi vdekje prurese, duke rezultuar ne vdekjen e miliona njerezve ane e mbare botes.Te gjitha viruset pesojne mutacione, keshtuqe H5N1 s’ben ndonje perjashtim.
Dr Nancy Cox (shefja e grupit qe beri studimin e permendur me larte), sqaroi qe asnjeri nga dy llojet e virusit H5N1 s’ka mundesi te kaloje lehte nedermjet njerezve.
Por, Prof Hugh Pennington, nje mikrobiolog ne Aberdeen University, thote qe viruset e gripeve jane expert ne evoulimin dhe mutacione.Sipas tij, eshte e mundshme qe te dy llojet e virusit H5N1 te krijojne aftesite e kalimit njerez-njerez.
“Por s’ka nevoje te friksohemi, sepse ky virus eshte akoma nje virus shpendesh dhe mund te mbetet i tille."


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.