Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 11 Shtator 2008 - 06:56:

nje bie qindra ngrihen thote nje shoqja ime. Ne fakt interpretimi i kesaj shprehjeje te mesuar nga filmat partizane ne kohe te vecanta merr kuptime te vecanta. Sot pati nje interpretim qe s'me kishte vajtur mendja me pare dhe u shkriva duke qeshur nga imagjinata me te cilen u lidh.
jeta vazhdon.

cdo dite del diell i ri.


Postuar nga Klodel datë 14 Shtator 2008 - 11:41:

Eshte nje nga netet e gjata, ku gjumi mezi te ze sepse kane ndodhur shume gjera gjate dites e gjate mbremjes e trupi ka nevoje t'i absorboje e te qetesohet para se te mund te flere. NJE lume i rrembyer mendimesh qe do te artikulohet por ne keto ore te nates te gjithe flene. Vetem une duket se po rri zgjuar, ne pritje te agimit.
Sa shume gjera kam menduar sot, sa shume gjera kam reflektuar, sa shume kam perjetuar e pare jeten time si nje film qe me shfaqet para syve. Zinxhire te gjate ndodhish e rrethanash, njerez qe kane lene dhe lene gjurme ne jeten time. Vetem une duket se nuk kam ndryshuar. Ose kam ndryshuar por thjesht kam marre forme tjeter, nuk kam ndryshuar thelbin.
Papritur u gjenda personazhi kryesor i nje perralle.
Isha ajo goca e vogel qe i ishte ne kerkim te burimit te drites, e cila e terhiqte zjarrtesisht. Ishte ajo drite pas te ciles u dha, qe e beri te kishte kurajo t'i ngjitej malit plot me gure.
Hap pas hapi, gure pas guri, me plage por me kurajo qe s'e la asnjehere. E kur arriti ne maje te malit pa qe drita nuk ndodhej aty, por vinte nga maja perballe. E zhgenjyer per iluzionet e mendjes u tremb per nje cast. Po tani? Cfare duhet te bente? Te kthehej mbrapsh? A mundej valle te kthehej mbrapsh?
I hodhi nje sy rruges se gjate e te mundimshme qe kishte bere tashme. I hodhi nje sy ures se ngushte e te levizshme prej litari qe lidhte te dy malet qe i ndodhej perballe dhe ishte e vetmja rruge nga e cila mund te kalonte.
I'u kujtua nje fragment nga nje poezi. " E rendesishme nuk eshte te mos kesh frike, por te vazhdosh te ecesh perpara pavaresisht asaj".
Sado qe gjithshka ju pre ne mes, sado e pasigurt, e rrezikshme i dukeshe te kalonte uren, vendosi qe s'ka me kthim mbrapa.

Filloi t'i bente hapat ngadale, me zemren qe e mbante nder dhembe, me kembet qe i dridheshin, duke u shtrenguar fort pas litareve per te mos rene. Edhe nje hap, edhe nje tjeter. E teksa po luftonte ne agonine e saj dikush u shfaq e po i jepte kurajo. Zeri ishte i qarte por figura jo, nje ze i qete por i ngrohte. Nuk e dinte kush ishte qe po i jepte kurajo, por brenda vetes filloi t'i lindte nje besim, filloi ta besonte kete ze qe i fliste nga larg. Nuk u ndie me vetem ne perpjekjen e saj, agonia filloi t'i linte vendin shpreses, ecja perpara t'i jepte ngjyra rruges. Nuk iu duk me sikur po ecte ne nje ure te frikshme e te rrezikshme, por ne nje ure mbi nje lume te bukur qe kalonte ne mes te fushes.

Hap pas hapi teksa po i afrohej fundit te ures zemra po i rrihte fort. Donte ta perqafonte ate qe i kishte qendruar prane ne agonine e saj e t'i dhuronte cfare kishte mbledhur gjate gjithe kohes ne shpirtin e saj, nje buqete ndjenjash, endrrash e deshirash. Vrapoi drejt fundit te ures por askush nuk ishte me aty.
Serisht iluzion mendoi, e pa si me trishtim duart.
Nderkohe drita ishte bere me e forte. Tani e ndiente se si e ngrohte te teren. Deshironte te shkrihej me te. Te humbiste brenda saj qe mos shihte me erresire.

Per nje cast mendoi: cila ishte arsyeja qe i dha kurajo por nuk priti ta takonte? Ishte thjesht nje ure tjeter lidhese? Apo hallka qe do mbyllte zinxhirin e udhetimit pasi burimi i drites do ishte zbuluar?

Mblodhi supet e pa perpara, shkelqimi i fuqishem u zbeh dhe trajtat e relievit filluan te duken te qarta.
Ndodheshe perpara nje labirinti, si ato labirintet e kopshteve franceze. Ku do ta conte valle?
Mori fryme thelle dhe u fut ne te, duke shtrenguar buqeten e endrrave ne dore qe e drejtonte si busull. E rendesishme nuk eshte ku qendron, mendoi, por drejtimi ne te cilin shkon.

Dhe udhetimi vazhdon.................


Postuar nga trojani datë 14 Shtator 2008 - 12:35:

Shume i bukur ky shkrimi i mesiperm. Kete enderr pak a shume e kam pare edhe une. Ose me sakte, ka shume mundesi qe shume njerez ta kane pare kete enderr. Thjesht nuk kane mundur ose nuk kane ditur ta pershkruanin kaq bukur.
Pershendetje


Postuar nga Syrius datë 20 Shtator 2008 - 14:39:

Pershendetje Klodel.

Mailet nuk i kam derguar une (i pashe).

Do jene ata bastardet qe futen neper maile.

Per te shmangur cdo keqkuptim, qe sot e tutje une do te te kontaktoj vetem me Tel.

Enis Kapo


Postuar nga Klodel datë 24 Shtator 2008 - 05:12:

Trojani faleminderit. Syrius s'ka problem e di qe nuk je ti.

Eci ngadale dhe cdo hap qe hedh me duket sikur shtoj nje copez ne gjeegjezen e jetes. here me ngjyra, here gri. Here vetem here me krahe. Por hapat behen gjithmone e me te sigurt, me te vendosur. Sic e kam thene dhe dikur, mund te humb gjithshka ne te qindten e sekondit, shoqerine, punen shtepine, por nuk humb vetveten. Dhe sa kohe te kem vetveten, gjithshka do shkoje ne vendin e vet, eshte thjesht nje gjendje e perkohshme.
Shkeputja nga shume gjera materiale dhe fizike te ben ne fund shume te forte shpirterisht. Dhe kjo eshte ajo qe po me ndodh keto dite.

dhe udhetimi vazhdon...


Postuar nga Syrius datë 20 Tetor 2008 - 17:12:

U be kohe qe nuk flasim me , Klodel.

Une ne internet kaloj goxha kohe, por neper forume shqiptare nuk futem me.

Besoj se mund te them me plot gojen qe faza e trishtimit tim eshte fshehur kushedi se ku dhe eshte lene ne harrese per momentin.

Gjithsesi jam i sigurte qe nuk ka vdekur.

Une jam ne facebook. Nqs edhe ti e perdor me thuaj qe te te bej add.


Postuar nga Klodel datë 06 Nëntor 2008 - 06:16:

Dua te zgjedh per veten ate qe askush nuk mund te ma uzurpoje apo te ma rrembeje. Dua te ndertoj nje strehe te tille qe as shiu e as permbytjet te mos e shkaterrojne kurre, ku do gjej mbrojtje nga ndryshimet dhe rastesite e kesaj jete.
Nuk me pelqen me relativiteti, dua pandryshueshmerine, dua boshtet rreth te cilave te vertitet jeta ime.

Frymezuar nga nje citat i sapolexuar.


Postuar nga Demokrate4ever datë 06 Nëntor 2008 - 08:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Dua te zgjedh per veten ate qe askush nuk mund te ma uzurpoje apo te ma rrembeje. Dua te ndertoj nje strehe te tille qe as shiu e as permbytjet te mos e shkaterrojne kurre, ku do gjej mbrojtje nga ndryshimet dhe rastesite e kesaj jete.
Nuk me pelqen me relativiteti, dua pandryshueshmerine, dua boshtet rreth te cilave te vertitet jeta ime.

Frymezuar nga nje citat i sapolexuar.




Postuar nga Klodel datë 12 Nëntor 2008 - 08:32:

Gjeta ca citate te vjetra. POr me duken interesante. PO filloj t'i ndaj ngadale me ju dhe me veten.

semundja me e shpeshte dhe me e keqe e te gjitha semundjeve njerezore eshte frika. Frika eshte nje semundje paralizuese qe te ben te paafte. Te gjithe kemi frike here pas here, por shume e mbajne ne vetvete frika jo te nevojshme dhe destruktive.
Kemi frike nga e panjohura
kemi frike nga mosha e vjeter, nga plakja dhe nga te berit te varur
kemi frike nga ndryshimet, frike qe t'i futemi nje lidhjeje, pune apo menyre te re te jetes
kemi frike nga e ardhmja
kemi frike te rrezikojme, frike te humbim apo te dukemi sikur kemi humbur
kemi frike te duam, kemi frike te kemi besim
kemi frike nga afersia kemi frike se mos vritemi
kemi frike nga vdekja. kaq frike nganjehere saqe harrojme te jetojme.

Frika eshte armiku me shkaterrimtar i personalitetit njerezor.

por frikat e panevojshme mund te tejkalohen.
Kurajo qe duhet per te ballafaquar friken me koken lart eshte ne duart tona.

Kurajo shpesh vjen thjesht nese di qe nuk je vetem, edhe nese 99 perqind te njerezve qe te rrethojne mendojne qe e ke gabim. nje perqind mjafton.


Postuar nga Katilesha datë 18 Nëntor 2008 - 06:45:

Question

Asgje nuk leviz. Jeta ngurtesohet ne disa sekuenca te shkurtra endrrash dhe une shkapes pagjumesine time mureve te dhomes. Ndihem e tretur , ne kete nate ku gropa thithese e erresire ka gelltirur yjet dhe gllaberuar henen duke lene qiellin jetim.....

Dua te fle...!


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.