| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 445 446 447 448 449 450 451 452 453 [454] 455 456 457 458 459 460 461 462 463 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Nuk di a e keni pare Greenberg me Ben Stiller; kishte zakonin ti shkruante institucionit perkates per cdo gje qe sipas tij nuk shkonte. Nuk merrte pergjigje per te gjitha letrat qe shkruante por kishte durimin 'ti çante koken' ne menyre konstante. Ne fakt kjo gje per te ishte patologjike.
Mu kujtua tani se di pse, ndoshta sepse ankesat e mia s'di kujt institucioni t'ia drejtoj. Psh kujt mund ti drejtohesh per tu ankuar ndaj njerezve qe presin 'barbaret'? Kujt mund ti ankohesh per mendje ngushtet qe nuk shohin pervec hundes se tyre, mendje ngushtave qe seksin mashkull e shohin po ngjyre bojeqielli, plan-beresve qe planifikojne jete qe s'do jetojne kurre, idete e konfeksionuara qe ti te mos mendosh, parukiereve qe imponojne modele flokesh, baristeve qe te keshillojne 'nje birre te qete e jo te komplikuar' vetem sepse fytyra jote i frymezon kete, atyre qe s'marrin ne telefon sepse jane frikacake e atyre qe marrin shume ne telefon sepse kane minuta gratis, ku mund te ankohesh per kohen me diell ndersa do te shohesh detin me dallge, ku mund te deklarosh qe s'ndihesh e perfaqesuar nga bashkeshtetasit e tu gjumashe, ku mund te ankohesh per ata qe kane frike nga e nesermja pa menduar se sot eshte ajo qe kishin frike dje, ata qe shpenzojne shume para e asnje cent per te permiresuar jeten e vet. Ku mund te ankohem ndaj atyre qe jane krenare per 'vlera' qe ekzistojne vec ne leter', ndaj atyre te sigurteve qe jane me te merzitshem sesa nje idiot qe perrallis, botes qe eshte shume e madhe per tu ecur me kembe e shume e vogel kur takon te padeshirueshem. Ka diku ndonje zyre ankimesh qe ben konferenca shtypi per kedo qe mendon se te tjeret duhet ta duan vetem sepse ai/ajo i do, per ke harron zakonet e mira e kujton te harroje zakonet e keqia, per ke ka humbur pasionet e ka fituar qetesine, per ke ka humbur ankthin e ka fituar monotonine? Ka ndonje zyre ku mund te ankohesh per ata qe ankohen? 
on air http://www.youtube.com/watch?v=i8Jc...player_embedded
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 445 446 447 448 449 450 451 452 453 [454] 455 456 457 458 459 460 461 462 463 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.