Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 447 448 449 450 451 452 453 454 455 [456] 457 458 459 460 461 462 463 464 465 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Glaukus datë 25 Mars 2010 - 04:49:

Ke frike mos t' lexohet trishtimi i syve?

Edhe une kam frike , e vedin rri t'u e msheh puplash buzqeshjesh te sheqerosun me krypen e lotve t'mi.

Ke frike mos te degjohet dridhja e zemnes tane kur hapat e tij t'afrohen?

Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh n'rremujen e hapave t'perditshme tuj i ik edhe zhurms t'mallit tem , e deshirs t'pervujtun qe t'pakten edhe nje here te vetme doren me e pushu n'ftyren e tij.

Ke frike t'mos kalbet shpirti dhe dshnia ne lecke pluhnsh t'kthehet kur s'asht ai qe ti ndjenjat ja dhuron?

Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh shkronjave te akullta qe te pervlojne vetem nga pesha e ikjes , braktisjes e lamtumirs qe kan n'rranj t'vet.

Ke frike mos humbet vedin e ma s'din me e gjet nen kamt tuja qe shpirtin ta shkelin dhe e bajn shurup per kollen e that t'shpirtit cjerr'?

Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh anve t'hans , bregut t'yjeve e dallgve te sterrsise se qillit vetem e vetem mas me ndesh n'shikimin e tij .

A ke frike se mos..........?



Edhe une kam frike...............!


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 447 448 449 450 451 452 453 454 455 [456] 457 458 459 460 461 462 463 464 465 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.