Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 450 451 452 453 454 455 456 457 458 [459] 460 461 462 463 464 465 466 467 468 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Iken kohet kur shkruaja letra imagjinare qe permbanin cmenduri, tani jeta vete eshte bere si nje lume i rrembyer gjithnje e me e eger, termet nga njera ane, semundje nga ana tjeter, pushime nga puna nga ana tjeter. S'dihet c'do sjelli e ardhmja, apo cfare do ndodhe neser. S'dihet cfare drejtimi do mare apo c'surpriza rezervon. Asgje s'mund te parashikohet, asgje plan nuk eshte e thene qe te realizohet, asnje kendveshtrim mbi jeten nuk do te thote te jete i sakte, asnje vizion nuk ka te vertete absolute, e asnje gjendje emocionalo psikologjike nuk rri kurre statike. Cdo gje eshte ne levizje. Para disa ditesh m'u trondit besimi ne rracen njerezore, apo ne te ashtuquajturat investime te cilterta shpirterore tek njerezit. Me humbi besimi ne fuqine e ndjenjes, fuqine e lidhjes genuine me njerezit, ne konceptin e shoqerise. Pata frike se nuk do mund te isha me kurre vetvetja ne pranine e njerezve, por cdo hap e cdo fjale do duhej te ishte super i kontrolluar. Sepse po te dalesh pak jashte kufirit qe ata te kane vene apo po t'u 'cash" koken pak me shume se c'duhet, humbet lidhja, humbet shoqeria, dhe gjithshka e dhene me shpirt kthehet ne fallsitet ne te qindten e sekondit.
Ky ka qene kendveshtrimi im javen qe kaloi. Sot kuptova qe sado i rrembyer te jete lumi, sado shokuese te papriturat e jetes, te vetmet trungje ku mund te mbahesh te mos mbytesh, e te dalesh ne breg jane po ata pak njerez, me po ato te meta, por qe u ke dedikuar kohe e energji me shpirt.
Ne po te qindten e sekondit nje grimce ciltersie shnderrohet ne nje oqean, madhesia dhe thellesia e te cilit nuk mund te matet, por bukuria dhe pamja e tij te jep shprese, force, shtytje, motivim te jetosh jeten dhe te pranosh cdo gje qe ajo sjell, me koken lart e me shikimin e fiksuar ne horizont.
Cdo gje negative ne pamje, do te thote qe dicka me e mire do te vije. Ndaj do jetoj vetem momentin pa pritje, pa mendime. Sepse c'ka per te ndodhur do te ndodhe, c'fare eshte e shkruar ka per t'u realizuar, i vetmi ndryshim eshte i bie tangent apo si Magelani. Cdo njeri mendoj do kthehet ne piken se ku duhet te kthehet dhe cdo gje ne jeten e tij/saj gjithashtu.
Ndalesa e fundit apo nje hap drejt ndaleses se fundit? Do pres e do shoh c'do jete. Ndoshta do marre nje fare kohe, por besoj jo shume vone gjerat do shkojne ne vendin qe jane parapercaktuar te shkojne. Ne momentin e duhur do e kuptoj, do di gjithashtu pergjigjen e shume pyetjeve. Deri atehere LIVE LAUGH LOVE se jeta eshte e shkurter.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 450 451 452 453 454 455 456 457 458 [459] 460 461 462 463 464 465 466 467 468 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.