Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Nuk Jam Dakort (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16395)


Postuar nga Fajtori datë 29 Shtator 2008 - 12:58:

Se di a ja vlen te shkruaj ketu apo jo. Nuk po lexoj ndonje reflektim llogjik ku qendron problemi.

E para, heavy metal nuk eshte rit fetar . Nje rryme merr statusin e fese vetem kur ligji ja jep kete te drejte. P.sh. scientology kane arritur te marrin statusin e fese ne disa vende. Po ashtu nja dy sekte te tjera fetare. Nuk mund te konsiderohet fe nje fenomen muzikor.

Ketu vijme tek pika e dyte. Ta zeme se feja duhet respektuar dhe te gjithe dhet te degjojme hoxhen. Atehere kush e vendos sa duhet te na bezdise hoxha? Fjala vjen, pse hoxha vendos vetem nje altoparlant dhe jo nje impjant audio prej 30000000 watt? Pra, rrjedhimisht edhe fete kane nje limit, te cilin e vendosin njerezit. Por nese limitet dhe ritet e fese i vendosin njerezit arrijme ne piken me te rendesishme: zakonet fetare jane te manipuluara dhe te adaptuara nga njerezit. Ne castin qe njerezit kane te drejte te vendosin mbi volumin e altoparlanteve te hoxhes, atehere mund te vendosin dhe ti heqin fare.

Tani vijme tek pika e trete. A ka aq njerez ne Shqiperi qe kane te nevojshme kengen e hoxhes ne oret me absurde te nates? Pergjigjia ime eshte jo! Por edhe ne paste, a arrijne te degjojne te gjithe besimtaret kengen e hoxhes nga xhamia e qendres? Prape pergjigjia eshte jo! Atehere pse kendon hoxha ne mes te Tiranes kur degjimi i kenges nuk arrihet vecse per nje pjese te vogel besimtaresh? Lind dyshimi se hoxha kendon per propagande, ose me sakte per te treguar se qendra e Tiranes dominohet nga feja e tij. Ne kete pike nuk kemi te bejme me rit fetar, por me propagande te thjeshte, e cila nuk mjafton per te justifikuar pagjumesine e njerezve perreth. Ne castin qe nje fenomen del nga respekti per njerezit (jo besimtare) dhe kthehet ne nje fenomen propagandistik atehere humbet cdo ligjshmeri fetare dhe kthehet ne nje fenomen qesharak te perkohshem.

Se fundi, kam qene dhe jam i mendimit se besimtaret me te mire jane ata qe besimin tek zoti nuk e kalojne nga institucionet fetare dhe nuk i japin atyre nje pushtet qe se meritojne. Dhe aq me teper ne vitet qe jetojme duket shume cinik fakti qe mes ne te dysh (ti besimtar dhe une jo besimtar) te mbizoteroje besimi yt dhe jo laicizmi i shtetit tim. Sepse fundja nje shtet laik te lejon te ndjekesh ritet fetare, por nese aplikojme konceptin e lirise qe mbaron ku fillon e tjetrit atehere besimi i dikujt nuk duhet te shqetesoje besimin e dikujt tjeter. Eshte fyese si koncept qe nje besimtar i nje feje tjeter te degjoje hoxhen cdo mengjes. Eshte mungese bashkejetese qytetare per te cilen Shqiperia ka nevoje nese konsiderohet akoma nje shtet jo-mysliman. Per kete aresye qendra e Tiranes (dhe e Shqiperise) i perket qetesise dhe bashkejeteses dhe jo mos-respektit te nje feje te vetme.


  Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.