Forumi Horizont | Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)
Vetem idea qe po te jap nete pa gjume miku im,me la pa gjume.Po mendoja e rimendoja veten ne poziten tende,une qe jam mesuar te posedoj cfaredo qe prek rezen e syve te mi.
Me dhimbsesh,me dhimbsesh nga pastertia shpirterore,dhimbje e heshtur pasi krenaria jote do lendohej me teper nese do dinte qe jam duke shtyre veten si me zor per te te qendruar prane,qofte dhe nje ulje e thjeshte perkrah teje ne karrige,pa leri te tjerat pastaj.
E di qe ndihem fajtore?Ndoshta si pa dashur kam krijuar nje shembellim te gabuar te realitetit...sa shume ndoshta keto dite nderkohe qe e vetmja gje qe do duhej do ishte qartesi totale nga ana ime,po nga ta gjej une guximin per te bere qartesi?Me mban shpresa qe perthyerja nen-ujore nje dite do drejtohet.Por natyrisht s'do ishte me si me perpara,s'do quhej me "perthyerje".
Nje dite mbas nje shakaje qe bera une me the
-"mos luaj me dore-leshueshmerine e natyres"
dhe une me impulsivitet t'u pergjigja
*"si kam kerkuar asgje natyres para se te lindja,por nese eshte dikush qe duhet te falenderoja jane prinderit e mi"
Po me shetiste koken me dhjetera here kjo bisede mbreme,nuk eshte qe ishte nje mendim i yti me ze te larte?! Do doja te rikapja fillin e miqesise tone me gishta aty ku e shkepute ti me shembellime iluzioniste dhe ta ngjisja,por mesa shoh...Hey,me mungon miqesia jone e vertete qe kishim,me mungon cdo gje.Leri netet pa gjume,kurseji per netet e yjesuara(sic thoje ti)...
Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit » Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.