Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Mendimi materialist (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=433)


Postuar nga Piktor datë 29 Maj 2010 - 12:01:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Piktor, mos i kthe temat e tua te filozofise ne tema fizike.



Atehere te kthehemi edhe nje here tek pyetja, çfare eshte filozofia. Percaktimi me i bukur (mendim i imi ky), Filozofia eshte deshira e njeriut per te njohur te verteten. Ne fakt perderisa askush nuk e ka thyer ate arre, mbetet qe te hedhim ide, apo mundohemi te japim gjykime sipas njohurive tona. Filozofia ne vetvete merret me saktesine e gjerave, por vete filozofia nuk eshte percaktuar.
Kendveshtrimi yt Lost nuk eshte i percaktuar akoma nderkohe pas shume e shume shkrimesh mbetesh enigmatik (jo sikurse gjinia e ced) jo materialist por edhe metafizik. Ndoshta je per tu lavderuar per kete pike.
Nese une do vihesha ne pozicionin e nje metafizku te thekur ajo pyetja e mesiper do te konvertohej ne " mos i kthe temat e tua te filozofise ne tema te Zotit". Temat ndryshojne vete nese ka debat, gje qe ti i shmangesh. Nejse kjo eshte filozofia jote.
Filozofia ime perfshin gjithshka, nuk eliminon asgje pa u vertetuar, mundohet te hyje ne botekuptimet dhe kendveshtrimet e te tjerve, nuk eshte ne pritje por ne kerkim te perhershem, duke e konsideruar boten nje rremuje te vertete qe ecen sipas nje rregulli, katrahure dhe te mrekullueshme.
Ah po i zgjuari e ben rolin e te marrit, i marri vetem lodhet kot: kjo eshte relative nderkohe, mirpo ne nje film tip terminator, nje njeri (aktor) qe ne jete eshte krejt tjeter mund ta beje te zgjuarin, fale rregjisorit.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.