Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Skenderbeu Qenka Grek????????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6671)
Postuar nga azurro datë 05 Maj 2005 - 06:29:
Re: Skenderbeu
Citim:
Po citoj ato që tha juve
Baba ishte serb, moma nga Berati. Sundonin shqiperine e mesme.
O Juve mos e ke patur kompjuterin me kokposhte kure e ke lexuar kete lajme.
Po merr mor djal dhe lexo librin "Historia e Skenderbeut" dhe lere "internetin" rehat. Nqs nuk ke kohe qe te lexosh kete liber kur te shkoshe ne Shqiperi hidhu nje vrap deri ne Kruje dhe lexo matrialet qe kane shkruar historjanet tane dhe te huaj.
Se po vazhdove keshtu me "internet" rrezik te te dale qe stergjyshi i Skenderbeut eshte Kinez.
Ja nje pjese nga "Historia e Popullit Shqiptare". Ne qofte se deshiron me shume mund te lexosh historine e Skenderbeut nga Barleti ose nga Noli pa te permendur shume studjuse te tjere te huaj.
Dhe e fundit si mund te te shkoje nepermend qe emri Gjon eshte nje emer sllav?
Ne librin "Historia e Popullit Shqiptar", botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Institutit te Historise, i vitit 2002, shkruhet se: "Vendimet e Koncilit te Ferrares (1438-1439) ndihmonin bashkepunimin ndermjet vendeve europiane, qe politikisht ishin shume te percara, ne luften kunder armikut te perbashket, pushtuesve osmane, lufte qe filloj te propagandohej si nje kryqezate e te krishtereve kunder pushtuesve aziatike e besimit te tyre islam...Ky vendim ndikoi pozitivisht ne zbutjen e mosmarreveshjeve ndermjet kishave ortodokse e katolike ne Shqiperi...ne fillim te viteve `40 te shekullit XV rrethanat nderkombetare favorizonin shperthimin e kryengritjeve antiosmane ne Shqiperi...". Ky tekst shprehet i qarte per qellimin dhe karakterin e luftes se europianeve dhe e kryengritjeve te shqiptareve.
Ne librin e lartepermendur te historise shkruhet me hamendesine e nje legjende se: "Gjergj Kastrioti u lind rreth vitit 1405. Ishte femija i parafundit te Gjonit dhe te Vojsaves...kishin 4 djem dhe ...5 vajza...Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i nje shteti te rendesishem...qe shtrihej se paku nga rrethinat e Prizrenit e te Tetoves ne lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Qendra administrative duhet te kete qene Prizreni. Ketu duhet te kete lindur edhe Gjergji...Gjergji u dorezua peng rreth moshes 9 vjecare...ne fillim te 1415...iu vu emeri mysliman Skender...". Ky tekst shprehet i qarte per hamendesine e historise shqiptare ndaj figures se Skenderbeut.
Sa per sqarim:
Persa i perket hamendesise qe permendet ketu ne fund behet fjale per daten e sakte te lindjes se Skenderbeut
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.