Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)

Postuar nga Isra datë 03 Dhjetor 2008 - 00:21:

Shkembi qe ishte permbysur mbi kodren e shpirtit tim tashme ka levizur. Tashme po marr fryme si kurre asnjehere, dielli shkelqen me shume se kurre, jeta ka marre kuptim qe kur ke ardhur ti Maidushi mamit..
Cdo mengjes gdhihem me syte nga ty, ndiej gerhitjen tende, frymemarrjen e lehte, levizjet e tua te brishta mbi shtrat dhe une lumturohem per ty Maidi im..
Une tani po jetoj, fale teje biri im...
Falemnderit o Zot!

Postuar nga Klodel datë 06 Dhjetor 2008 - 18:01:

Jeta nuk ka rewind. Ka vetem te tashme, ndaj dhe duhet jetuar momenti ne maksimum.
Dua ta ndiej jeten te me vershoje ne vena, te mos lejoj asgje te me pengoje te bej cdo dite nga nje cmenduri. Vetem nje? Edhe me shume.

Si mund te ndiesh ndryshe qe jeton pervecse kur ben gjera qe askush nuk i pret, as ti vete?

Postuar nga IQVLORA datë 06 Dhjetor 2008 - 18:53:

Frika nuk ka per te na u ndare kurre,pervecse kur te mbyllim syte pergjithmone!
Jeta duhet jetuar e shijuar sepse eshte e bukur,por duhet te dish ta jetosh ate.Cdo dite qe kalon eshte humbje kohe,eshte plakje ,prandaj ajo nuk duhet humbur,sepse kur te te vijne mente,nuk t'i hane as qente thote populli.Une dhe prindrit tuaj themi:''Ah te ishim edhe njehere ne moshen e rinise,do te dinim ta jetonim ate qe na jepet vetem njehere,jeten pra''.
Kur vjen fundi thua:''Ku isha? Asgjekundi! Cfare bera? Asgje!'' Eshte me mire te dish se sa te kesh thote i urti popull.

Postuar nga kotka datë 06 Dhjetor 2008 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA

IQVLORA une mendoj qe koncepti i plakjes ekziston vetem ne mentalitetin e njeriut.

Per mua nuk ka plakje. Vetem menyra e te menduarit e plak njeriun.

Si shpjegohet qe shume vite me pare grate apo burrat tridhjete vjece dukeshin si 50-60 vjece dhe sot 50-60 vjecaret duken si 25-30 vjecare.

Nuk e kam fjalen per paraqitjen fizike, e kam fjalen per aktivitetin ditor qe reflektohet ne pamjen e jashtme me energji, me shkelqim dhe humor.

Postuar nga IQVLORA datë 06 Dhjetor 2008 - 23:54:

Sigurisht njeriun e lodhin mendimet,te cfardolloji qofshin ato.Kam treguar dikur nje shembull nga nje ngjarje e jetuar 40 vjet me pare te cilin po e perseris.
Rakipi po punonte nje vreshte me siperfaqe rreth 3 dynym.Nje burre e pyeti persa e punon kete vreshtin Rako?Po te kem nja dy rrumbullake misri t'i ha,gjer ne oren 4 mbasdite i dale ne krye tha Rakipi.Burri u drejtua nga une dhe im kusheri dhe tha :''Mua vetem mendimi per te shkuar gjer ne krye me lodh''.Dua te vertetoj me kete shembull ate qe thashe me larte,jo teorikisht por te jetuar.
Plakja ose lodhja me mire ka te beje edhe me ushqyerjen,pra me nivelin ekonomik te qytetarve te nje vendi. Nuk po shkoje me tutje,por te ushqeheshe si ushqeheshin shqiptaret ne 50 vite komunizem,sidomos fshati qe hante 12 muaj viti buke kallamboqi,patjeter do ta kishe fytyren te ndryshkur. Njerzve u dukej fytyra sikur ua kishe ferkuar me leter zmerile,rrudhat ju dilnin qe 25 vjec,koka ju thinjej qe 30 vjec duke pritur ne radhen e qumshtit,gjalpit nga darka gjer ne mengjez,bukes e sallamit,1 l vaj i parafinuar,1 kg sheqer,100 gr kafe ne muaj,1 kg mish kau ose 1/2 pule,5 litra vajguri etj.Si thua kotka a mund te kishe nje fytyr te paster e pa rrudha ne ato kushte?Patjeter do ta kishe fytyren si fytyre borxhliu.Si mund te kishe humor e te ndiheshe mire kur cdo gje ishte bloze?Por pereseri kush dinte ta jetonte jeten edhe ne ato kushte e jetonte.
Por une kryesisht ne postimin e pare i meshova me shume ''frikes'' e cila nuk ka per te na u ndare.

Postuar nga kotka datë 07 Dhjetor 2008 - 00:03:

KE TE DREJTE, MA MBYLLE GOJEN DHE SHUME FALEMINDERIT QE MI KUJTOVE, SE I KISHA HARRUAR.

Kjo eshte ajo e rendesishmja, qe ti kthehemi here pas here te kaluares mbrapa e te shikojme se ku jemi, se ndryshe do te jemi mosmirenjohes ndaj asaj c'kemi sot.

Ashtu eshte edhe se luan topi, ana ekonomike eshte me kryesorja. Ajo te ben shume here te mos kesh frike, dhe te gezosh jeten.

Por ka edhe raste kur njerezit i kane te gjitha dhe ngaqe mendojne ndryshe i bejne qe te kene frike ne jeten e perditshme duke i zene pleqeria para kohe IQVLORA.

respekte

Postuar nga IQVLORA datë 07 Dhjetor 2008 - 00:43:

Ne po diskutojme per ate se si e psikologjise jeten nje mendje shqiptari e jo mendja anglo-saksone apo e pipinove apo ndonje tjeter.Ne duhet ta gezojme jeten si shqiptare,sigurisht duke marre edhe traditat e mira te popujve te atyre vendeve ku jetojme e dashur gjirokastrite.
Nqse e ke fjalen per ndonje nga keta membrat e FH qe kane kaluar rainbow eshte tjeter ''mesele''.

Respect for you!

Postuar nga vajze_korcare datë 08 Dhjetor 2008 - 03:44:

to mr. G

Mr. G.

Po te dergoj kete leter te kerkoj falje per pakujdesine time qe mund te kishte kushtuar jeten tuaj. Me lejo ta filloj nga fillimi. Nuk pata mundesi te ta them ne person, nga rrethanat. Po parashtroj dhe njehere ndjesat e mia.

Ate dite ne spital, ndonese erdhe me dhimbje zemre, dhe te gjitha kushtet e tua shendetesore favorizonin infarktin, mendja ime nuk ishte teresisht e bindur. Gjithsesi, sipas protokollit, i bera te gjitha testet e duhura. rezultatet primare, konfirmuan bidnjen time. Nuk eshte infarkt. Gjithsesi, dhimbja kerkonte teste te metejshme, ndaj dhe une udhezova te njetin test qe kishe bere nje vit me pare, per te pare se sa shume i reziston zemra juaj sforcimit. Me nje klikim ne kompjuter, u be! Te nesermen do shkoje te beje testin, dhe sipas rezultave, do formulonim planin e trajtitimit.

Rezultatet e dyta treguan se ne fakt zemra kishte pesuar nje fare demtimi. Oh thashe, qenka zemra. Fola me koleget e tjere, mora kardiologun ne telefon. Gjithcka u rregullua, do bejme nderhyrje ne zemer. Vetem harrova qe te anulloja testin e meparshem. Ishte vetem nje klikim!!!

Me thane qe nderhyrja doli me sukses dhe kishit dale prej spitalit te nesermen. U lehtesova tej mase.

Ju lutem mos hezitoni te me kontaktoni si me poshte. Gabimi i pare nuk harrohet.

3..-...-....

Me respekt
M.J.

ps. Cmenduria ime eshte puna ime, pasioni im, qe me ka roberuar, lodhur dhe ende e dashuroj me gjithe shpirt!

Postuar nga Klodel datë 08 Prill 2009 - 09:30:

Iken kohet kur shkruaja letra imagjinare qe permbanin cmenduri, tani jeta vete eshte bere si nje lume i rrembyer gjithnje e me e eger, termet nga njera ane, semundje nga ana tjeter, pushime nga puna nga ana tjeter. S'dihet c'do sjelli e ardhmja, apo cfare do ndodhe neser. S'dihet cfare drejtimi do mare apo c'surpriza rezervon. Asgje s'mund te parashikohet, asgje plan nuk eshte e thene qe te realizohet, asnje kendveshtrim mbi jeten nuk do te thote te jete i sakte, asnje vizion nuk ka te vertete absolute, e asnje gjendje emocionalo psikologjike nuk rri kurre statike. Cdo gje eshte ne levizje. Para disa ditesh m'u trondit besimi ne rracen njerezore, apo ne te ashtuquajturat investime te cilterta shpirterore tek njerezit. Me humbi besimi ne fuqine e ndjenjes, fuqine e lidhjes genuine me njerezit, ne konceptin e shoqerise. Pata frike se nuk do mund te isha me kurre vetvetja ne pranine e njerezve, por cdo hap e cdo fjale do duhej te ishte super i kontrolluar. Sepse po te dalesh pak jashte kufirit qe ata te kane vene apo po t'u 'cash" koken pak me shume se c'duhet, humbet lidhja, humbet shoqeria, dhe gjithshka e dhene me shpirt kthehet ne fallsitet ne te qindten e sekondit.
Ky ka qene kendveshtrimi im javen qe kaloi. Sot kuptova qe sado i rrembyer te jete lumi, sado shokuese te papriturat e jetes, te vetmet trungje ku mund te mbahesh te mos mbytesh, e te dalesh ne breg jane po ata pak njerez, me po ato te meta, por qe u ke dedikuar kohe e energji me shpirt.

Ne po te qindten e sekondit nje grimce ciltersie shnderrohet ne nje oqean, madhesia dhe thellesia e te cilit nuk mund te matet, por bukuria dhe pamja e tij te jep shprese, force, shtytje, motivim te jetosh jeten dhe te pranosh cdo gje qe ajo sjell, me koken lart e me shikimin e fiksuar ne horizont.

Cdo gje negative ne pamje, do te thote qe dicka me e mire do te vije. Ndaj do jetoj vetem momentin pa pritje, pa mendime. Sepse c'ka per te ndodhur do te ndodhe, c'fare eshte e shkruar ka per t'u realizuar, i vetmi ndryshim eshte i bie tangent apo si Magelani. Cdo njeri mendoj do kthehet ne piken se ku duhet te kthehet dhe cdo gje ne jeten e tij/saj gjithashtu.

Ndalesa e fundit apo nje hap drejt ndaleses se fundit? Do pres e do shoh c'do jete. Ndoshta do marre nje fare kohe, por besoj jo shume vone gjerat do shkojne ne vendin qe jane parapercaktuar te shkojne. Ne momentin e duhur do e kuptoj, do di gjithashtu pergjigjen e shume pyetjeve. Deri atehere LIVE LAUGH LOVE se jeta eshte e shkurter.

Postuar nga IQVLORA datë 10 Prill 2009 - 21:03:

Pershendetje!Te komplimentoj per mprehtesine e mendimeve dhe shprehjen e tyre me nje shqipe te bukur e te pasur me figura letrare,te cilat ta ka enda t'i lexosh.
Bie dakord me ju 100%,sepse jetoni me kembe ne toke.
respekte

  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.