Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 451 452 453 454 455 456 457 458 459 [460] 461 462 463 464 465 466 467 468 469 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 05 Qershor 2010 - 07:11:

Post

Nate me gjysem hene....


Ndjej se ne kete moment qetesie, ne kete nate me hene gjysmake dhe yje ne drite-shuajtjeje, e gjithe krijesa ime perligjet, mendimet e turbullta zhdavariten, mekatet falen dhe dashuria rrok " pishtarin" dhe me udheheq ne nje tjeter ane, ku njerezit shfaqen ne nje dimension tjeter kohe, pa shqisa, organe dhe forma trupore, por vetem si nje mase, si nje mase e padukshme qe gumezhin pa pushim, por shume larg meje...
Dhe dalengadale e ndjej lodhjen e trupit, mendjen e cila ngaterron rreshtat dhe zhvendos situatat duke ngaterruar personazhet dhe trilluar keshtu te tjera histori. Llampat e rrezistences se trurit fillojne e fiken nje nga nje dhe i gjithe trupi duket sikur varet ne ca "kamalece" te padukshem vullneti qe e veshtire te dish nga e gjejne kete burim force edhe ne kete ore...
Pipzat e vigjilneces mundohen te kapen pas ca te qeshurave te rastesishme qe degjohen te vijne nga rruga, por e kote...Asgje nuk ka rendesi tani, vetem ajo dritez e vogel diku atje tej, qe dikton nje bote tjeter, qe dikton nje realitet tjeter, qe dikton ndjenja te verteta dhe nje tjeter ane....

Tani erdhi ora per te mbyllur syte!

Tik-tak tik-tak tik-tak.....


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 451 452 453 454 455 456 457 458 459 [460] 461 462 463 464 465 466 467 468 469 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.