Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 460 461 462 463 464 465 466 467 468 [469] 470 471 472 473 474 475 476 477 478 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 20 Gusht 2010 - 16:53:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Pse endesh brigjesh ku terri natën mbyt,
Ku ferri ngrihet mbi parajsën e bekuar?
Një fjalë e heshtur që më ngjitet gjer ne fyt
Prapë humbet mes humnerash...e tmerruar.

Prej hënës pluhur të florinjtë do të sjell
Dhe do të shtroj me të qilim magjish.
Ky zjarr që gjirit më zhurit e djeg si diell.
Te vij tek ti me fton, më ndjell, më grish.

Pra hiqe terrin që nata hedh mbi gjindje
Plot diej do ndezim; këtë ta them me bindje.




C'pasion hyjnor me ka dalldisur sonte
qe te te shoh nen rrezen e perthyer te henes
dhe rishtas ethshem vrapoj drejt teje
trofeu i mbremjes se sotme: prania jote ketu!

Puhiza e dashurise leshoj frymes e saj sonte
dhe gugatjen e henes e ktheu ne simfoni
I mblodha ndjenjat, qendisur me aq endje
E mes endrrash kupidiane tu dhashe prape ty.



  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 460 461 462 463 464 465 466 467 468 [469] 470 471 472 473 474 475 476 477 478 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.