Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Tulipani datë 17 Maj 2009 - 14:58:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Ti po ben nje arsyetim europian duke e spostuar ne Shqiperi (flas per konceptin perendimor te se majtes dhe te djathtes). Edhe ata qe jane te djathte te vertete e dine qe PD-ja nuk eshte parti e djathte (nga programi po flas) por fatkeqesisht duke mos votuar dot per princip per PS-ne ja japin voten asaj.

Ne Shqiperi gjithmone (dhe ky eshte nje problem i madh) ka ekzistuar vota "kunder" dhe jo vota "pro".

Shiko edhe ne kete fushate, Sala thote votoni mua se Rama eshte i keq (dmth jo per ate qe po ben) dhe ne te kundert Rama thote votoni mua se Sala eshte i keq (edhe ky jo per ate qe do beje).

Ky eshte nje problem shume i madh dhe duhet te jete nje nga esencat e ketij diskutimi sepse ka te beje me temen, me ndergjegjesimin e popullit.




Dhe une e mendoj keshtu, ketu doja te dilja. Kam vite qe them qe votuesit ne Shqiperi duhet ta heqin konceptin e rrezikshem te djathtes e te majtes sepse situata jo vetem qe nuk i pergjigjet realisht ketyre ideologjive por dhe s'eshte e dobishme per te votuar me objektivizem. T'ia leme ekonomisteve e atyre qe merren me kete pune ta bejne dallimin po deshen. A jemi dakort qe ky mendim i gabuar i popullit shfrytezohet nga lideret e poleve per ti devijuar ato nga vetja e vet?


Ndersa ajo qe duhet te bejme eshte te sensibilizohemi e besimin gati fetar te patundur tek pseudo-ideologjite politike te majta e te djathta ne zgjedhje ta shperbejme ne dobi te fjales "pergjegjesi politike" dmth kush nuk i permbush detyrat e veta nuk duhet absolutisht te konfirmohet e ai qe do vije duhet te kete vetedijen se posti i marre sjell pergjegjesi e detyrime ne rradhe te pare se sa perfitime personale. Nese shkojme me kete mendim ne votime ndoshta s'do te jemi kaq te parashikueshem sic kujtojne "veteranet" e politikes e mund te shtrengojme ne kete menyre qeverisesit tane ti bejne me mire llogarite e ne keto llogari te fusin si ze : detyrim ndaj popullit. Une e mendoj si Fajtori ne kete pike, s'kemi nevoje per nje njeri te caktuar per te bere shtet. Perkundrazi duhen shume njerez se bashku. Ajo qe duhet te bejme eshte te heqim mentalitetin e gabuar te individualizmit radikal, te babait-karizmatik udheheqes e te bindim e te tjeret per kete. E kemi treguar qe keta baballare jane vec diktatore te maskuar me petkun e demokracise. Pushteti e pergjegjesia duhet ndare ne sa me shume mendje e jo te vazhdohet te votohet autoritarizmi politik.


  Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.