Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Shqiptarja, zëdhënëse e Lega Nord: Lega mbron emigrantët
Edlira Mahmutaj, 23-vjeçarja shqiptare është zëdhënësja e partisë Lega Nord në Itali. Zëri zyrtar i partisë ekstremiste italiane, thekson se do të jetë një zë për emigrantët, të cilët sic thotë ajo, nuk duhet të jenë klandestinë, por të rregullt në mënyrë që të integrohen.Mediat italiane tregojnë sesi babai i Edlirës kohë më parë mbërriti në Itali si klandestin e më pas siguroi një qëndrim të rregullt atje, ndërsa ajo studioi në fakultetin e Gazetarisë dhe u punësua nga Lega Nord si zëdhënëse, gjë për të cilën duket se nuk e ka penguar aspak biografia “shqiptare”.
"Lega Nord është një parti që nuk është raciste dhe i dëgjon njerëz si ne. Unë dua t’u jap zë atyre njerëzve të cilët vijnë në Itali për t’u integruar në interes të emigrantëve dhe të vetë italianëve. Punoj në mënyrë që Lega të rritet më tepër, bashkë me të rriten edhe shpresat për njerëzit si unë.”, pohon Edlira, e pyetur nga mediat italiane.
(balkanweb)
_______________________________________
Gjen viktima e Lega Nord si puna e kesaj Edlires per tu mbush mendjen zgjedhesve qe sjane raciste ndaj te huajve.
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.